Ndërlidhjet

Christopher Hill gjatë ditës së tretë të dëshmisë në Hagë.
Christopher Hill gjatë ditës së tretë të dëshmisë në Hagë.

Çfarë tha Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë në mbrojtje të Thaçit?

• Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, për tre ditë dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

• Përveç Thaçit, gjyqi në Hagë po mbahet edhe kundër Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që të katërt i mohojnë akuzat.

• Hill kishte qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë.

Hill tha se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe se nuk kishte dëgjuar se ai kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme. Ai po ashtu tha se nuk besonte se UÇK-ja kishte një strukturë të organizuar.

XS
SM
MD
LG