• Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, për tre ditë dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
• Përveç Thaçit, gjyqi në Hagë po mbahet edhe kundër Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që të katërt i mohojnë akuzat.
• Hill kishte qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë.
Hill tha se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe se nuk kishte dëgjuar se ai kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme. Ai po ashtu tha se nuk besonte se UÇK-ja kishte një strukturë të organizuar.