Ndërlidhjet

Çeku: Nuk mund t’i ikim shtrenjtimit të energjisë

Çeku: E pashmangshme rritja e çmimit të rrymës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:20:05 0:00

Çeku: E pashmangshme rritja e çmimit të rrymës

Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, konsideron se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 15 për qind.

Debati për rritje të mundshme të rrymës ka filluar pasi tri kompanitë energjetike në Kosovë, KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji ngritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike për shkak të importit të energjisë elektrike.

Në intervistën për REL-in, ai tha se për të zvogëluar sasinë e importit, Kosova duhet të rrisë prodhimin vendor, sidomos përmes energjisë alternative.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Çeku, në bazë të kërkesës së tri kompanive energjetike, a ka bazë për rritje të çmimit të energjisë?

Ethem Çeku: Realisht, Kosova po përballet me mungesë të energjisë. Dimrit, që jemi aktualisht, patëm mungesa të mëdha në furnizim të qytetarëve me energji elektrike.

Kjo vjen si pasojë e mungesave të mëdha në investime, do të thotë ne nuk kemi ndërtuar kapacitete të reja energjetike.

Ato të cilat janë ndërtuar, janë kryesisht solare dhe janë me kapacitete të vogla, janë të pamjaftueshme, edhe me erë ato që janë - janë të pamjaftueshme për ta furnizuar Kosovën në mënyrë të rregullt me energji elektrike.

Dhe, çka duhet të bëhet tash, këto tri kompani po e kërkojnë rritjen e çmimit, aq sa na dhanë edhe numrin ekspertët, deri në 35 për qind po kërkohet rritja e çmimit të energjisë.

Do të thotë edhe më 2023 patëm një rritje diku 15 për qind edhe tani më 2024 patëm një kërkesë për rritje dhe u rrit çmimi i energjisë elektrike. Dhe, prapë tani i kemi, dhe ato kërkesa nuk janë aq të vogla tani, janë relativisht të mëdha, sepse ka mungesë të energjisë dhe çmimet në tregun e jashtëm janë të rritura dhe Kosova tani ka humbur pavarësinë energjetike, ka hyrë si një vend i cili varet shumë nga importet, nga blerja e energjisë elektrike.

Unë i nxora disa nga të dhënat, për shembull, KESCO kërkon rreth 40 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar, pastaj KEDS -i kërkon diku rreth 85 milionë më shumë dhe KOSTT-i kërkon diku rreth 20 milionë, që në total thuhet se ka një rritje prej 35 për qind.

Ku e bazojnë këtë, në shpenzime, në çmimin e tregut? Dhe e pashë se ata po bazohen edhe në rrogën mesatare që Qeveria e ka bërë 350 euro, kur janë rritur pastaj edhe shpenzimet. Mendoj që në vitet e fundit është ndjekur një politikë e gabuar në fushën e energjisë.

Qeveria nuk mund të subvencionojë gjithë kohën qytetarët me energji, është një politikë e cila është e vështirë, sepse nuk kemi buxhet të subvencionohet gjithë kohën.

Radio Evropa e Lirë: Z. Çeku na intereson në bazë të kërkesës, siç thoni, deri në 35 për qind, sa mund të rritet çmimi i energjisë elektrike dhe a mund edhe të mos rritet fare?

Ethem Çeku: Unë besoj që zyra [ZRRE] duhet të analizojë me kujdes, nuk duhet ta pranojë rritje për 35 për qind, se është rritje shumë e madhe e energjisë elektrike. Qeveria duhet të ofrojë subvencione, pra ndihmesë që të mos ngarkohet qytetari, megjithëse ato janë para të buxhetit.

Po bëjmë një lojë, një sjellje atje. Unë besoj që nuk duhet ta kalojë mbi 15 për qind e rritjes së tarifave të energjisë. Zyra e Rregullatorit nuk duhet ta pranojë shifrën prej 35 për qind.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë, rritja do të jetë e domosdoshme?

Ethem Çeku: Normalisht, nuk mund t’i ikim. Nuk mund të ikin. Ky është koncept i gabuar që e kanë instaluar partitë politike, Qeveria aktuale që ka thënë se “kur të vij unë në pushtet, kurrë s'e rriti (çmimin) e energjisë”. Në fushën e energjisë, të përmbysë revolucioni energjetik, nuk njeh qeverisje, se nuk varet prej teje, varet nga tregjet, nga bursat atje, në kohën e COVID-it, pastaj në vitin 2022 dhe 2023, arriti deri në 700 euro megavati.

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të këtyre kompanive, kërkesa është bërë për shkak të blerjes së energjisë elektrike me çmim të lartë në bursat ndërkombëtare. Në anën tjetër, ne dimë se nga Korporata Energjetike e Kosovës, këto kompani energjinë elektrike e blejnë rreth 30 euro për megavat. A është i lirë atëherë çmimi i energjisë elektrike nga KEK-u?

Ethem Çeku: Po, mendoj se KEK-u gjeneron një çmim shumë të lirë në krahasim me importet që bëjnë këta. Jo vetëm KEK-u, por edhe sektori privat në disa fusha ne e dimë se disa nga bizneset e kanë ndërprerë tërësisht prodhimin e energjisë për shkak se Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ia pranon çmimin së paku përafërsisht sikurse janë çmimet e tregut.

Disa nga investitorët e kanë ndërprerë prodhimin, kemi (gjeneratorët e parë të erës) te Goleshi, ku ZRRE-ja nuk ia pranon një çmim të mirë për prodhimin e energjisë që e bën.

Prandaj, këtu kemi shpeshherë një diskrepancë. E blenë për 500-700 euro megavatin, kurse nga KEK-u dhe kompanitë tjera prodhuese e merr shumë lirë.

Radio Evropa e Lirë: Si i vlerësoni ju çmimet aktuale në Kosovë, janë të larta apo të përballueshme?

Ethem Çeku: Duke u nisur nga stadi i zhvillimit ekonomik të vendit tonë, çmimet nuk janë të lira duke parë situatën ekonomike dhe financiare që kanë familjet tona. Kur të merret në raport me tregun e jashtëm, realisht çmimet nuk janë të shtrenjta sidomos për energjinë që po flas, sidomos tarifat nga ora 22:00 deri 07:00 të mëngjesit.

Ne duhet të mësohemi edhe me këto bllok-tarifa të reja se si dhe kur mund të përdorim energjinë elektrike. Do të thotë ne, në aspektin e gjendjes kur paga mesatare është 350 euro, kur e kemi stimuluar ngrohjen përmes energjisë elektrike i kemi mbështetur familjet që të kenë ngrohje përmes energjisë dhe në anën tjetër tashmë kërkon rritjen e çmimeve - kjo bie ndesh me politikat dhe gjendjen që kemi në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Kosova e prodhon shumicën e energjisë nga termocentralet e vjetruara me thëngjill, por kjo sasi nuk mjafton për të mbuluar kërkesën. Përveç importit, cilat janë opsionet për të rritur prodhimin vendor. Përmendet sa herë....?

Ethem Çeku: Po, unë u konsultova me raportin e Bankës Botërore, një raport që është bërë se “Si të bëjë Kosova transformimin nga fusha e energjisë me linjit në fushën solare dhe të erës”.

Nga informacionet, Kosova ka kapacitet diellor, sepse i kemi 270 ditë (në vit) të mira ku mund të përdoret dhe mund të prodhohet energjia solare.

Kosova ka një kapacitet që të instalohen diku 7000 megavat energji solare që nuk është e barabartë me energjinë prodhuese, duhet ta kuptojmë - se mund të jetë një raport 1/3 një ndarje e tillë.

Dhe, një projekt që mund të jetë rreth 4.7 miliardë euro deri në vitin 2050.

Prandaj, mendoj se Qeveria duhet t’ua ofrojë tregun kompanive të mëdha, në këtë rast kompanive amerikane që mund të investojnë në fushën e energjisë solare, ku Qeveria ofron tokën, hapësirën dhe investitorët mund të investojnë në këtë fushë. Dhe, siç thashë, vlera e projektit është 4.7 miliardë euro për fushën solare deri në vitin 2050 kur Kosova duhet të mbyllë, flas sipas projeksioneve, termocentralet me linjit.

Radio Evropa e Lirë: Kjo është paraparë edhe në Strategjinë për Energjinë. Kosova është zotuar që deri në vitin 2031 të sigurojë 35% të nevojave për energji nga burimet e ripërtërishme, ndërsa deri në vitin 2050 parashikohet të heqë dorë plotësisht nga thëngjilli. Sa është realiste dhe si mund të arrihen këto objektiva?

Ethem Çeku: Është proces i vështirë sepse bota sot po ndryshon në mënyrë radikale. Energjia nuk është vetëm dritë, por është edhe siguria e një shteti, një kombi. Dhe, e shihini luftën në Ukrainë, problemet e gazit, problemet e energjisë atje. Kosova ka humbur pavarësinë energjetike, siç e kemi pasur, nuk është realizuar projekti Kosova C dhe ne tash duhet të kalojmë në energji solare dhe në energji të erës dhe mundësisht edhe në energji nukleare, e cila energji nukleare vjen nga Bullgaria. Janë disa kompani amerikane që prodhojnë energji nukleare në Bullgari që ne mund të blejmë prej saj.

Po, të isha në vend të Qeverisë, unë u sugjeroj që të hapet tregu për investitorët vendorë, të liberalizohet tërësisht, të mbështeten kompanitë private - por të thirren kompanitë e mëdha të cilat mund të instalojnë nga 2000 deri 3000 megavat energji elektrike në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Po a mendoni se Qeveria e kaluar nuk e ka hapur tregun për investitorët e huaj sa i përket energjisë alternative?

Ethem Çeku: Jo, është një burokraci shumë e madhe krahasuar me vendet e rajonit.

Shqipëria ka bërë hapa gjigantë në këtë fushë, Serbia po ashtu... Ne kemi bërë hapa shumë të vegjël, ne kemi ofruar hapësira shumë vogla, investimet e kapitalit kryesisht shqiptar që është bërë në fushën e energjisë dhe ndonjë kompanie të huaja janë të vogla, janë 20-30, ai Kikës së Shalës janë shumë të vogla për nevojat e tregut.

Prandaj, unë ftoj Qeverinë, cilado qoftë, që të hapë tregun dhe të fillojë thirrjen e kompanive të mëdha, ta paraqesim Kosovën si një vend atraktiv për investime në fushën e energjisë, sepse kemi projekte. Diku deri në pesë miliardë euro duhet të investohen në fushën e energjisë solare.

Energjia e gjelbër nga kodrat e Kamenicës

Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit.
1/19 Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Viteve të fundit në Kosovë është rritur përpjekja për të rritur burimet e energjisë së ripërtërishme.<br />
<br />
&nbsp;
2/19 Viteve të fundit në Kosovë është rritur përpjekja për të rritur burimet e energjisë së ripërtërishme.

 
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Një nga projektet që është në funksion është edhe parku i erës Kitka në komunën e Kamenicës.
3/19 Një nga projektet që është në funksion është edhe parku i erës Kitka në komunën e Kamenicës.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në Parkun e Erës Kitka.
4/19 Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në Parkun e Erës Kitka.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kitka është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat.
5/19 Kitka është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
6/19 Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Ndër projektet që gjenerojnë energji të ripërtërishme në Kosovë, është një park i erës në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut - që është një bashkëpunim firmash nga Kosova, Gjermania dhe Izraeli - si dhe një tjetër i ngjashëm në Kitkë të Kamenicës, investim nga kompania turke &ldquo;Guirish&rdquo;.
7/19 Ndër projektet që gjenerojnë energji të ripërtërishme në Kosovë, është një park i erës në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut - që është një bashkëpunim firmash nga Kosova, Gjermania dhe Izraeli - si dhe një tjetër i ngjashëm në Kitkë të Kamenicës, investim nga kompania turke “Guirish”.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Parku i Bajgorës, filloi prodhimin në fund të vitit 2021 dhe ka rreth 30 turbina, prodhim i kompanisë General Electric.
8/19 Parku i Bajgorës, filloi prodhimin në fund të vitit 2021 dhe ka rreth 30 turbina, prodhim i kompanisë General Electric.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Në një përpjekje për të rritur prodhimin e energjisë përmes burimeve të ripërtrishme në Kosovë, Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar një ankand për investitorë të mundshëm në këtë fushë dhe fituesi i këtij ankandi pritet të shpallet në javët në vazhdim.
9/19 Në një përpjekje për të rritur prodhimin e energjisë përmes burimeve të ripërtrishme në Kosovë, Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar një ankand për investitorë të mundshëm në këtë fushë dhe fituesi i këtij ankandi pritet të shpallet në javët në vazhdim.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova vazhdimisht ka thënë se po bën përpjekje për ta shtyrë tranzicionin energjetik të vendit, ku shumica e energjisë elektrike ende prodhohet nga&nbsp;qymyri.
10/19 Kosova vazhdimisht ka thënë se po bën përpjekje për ta shtyrë tranzicionin energjetik të vendit, ku shumica e energjisë elektrike ende prodhohet nga qymyri.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Rreth 82 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e qymyrit, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ku përfshihen: hidrocentralet, centralet e erës dhe panelet diellore.
11/19 Rreth 82 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e qymyrit, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ku përfshihen: hidrocentralet, centralet e erës dhe panelet diellore.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Për dallim prej projekteve tjera në fushën e energjisë së ripërtërishme, projektet e hidrocentraleve janë kundërshtuar nga banorët lokalë që jetojnë pranë lumenjve. Kjo çoi në ndërmarrjen e masave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në parandalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të reja.
12/19 Për dallim prej projekteve tjera në fushën e energjisë së ripërtërishme, projektet e hidrocentraleve janë kundërshtuar nga banorët lokalë që jetojnë pranë lumenjve. Kjo çoi në ndërmarrjen e masave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në parandalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të reja.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova hapi ankandin e parë për energji solare në maj të vitit 2023, ku synohet realizimi i një parku solar (energji diellore), me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë.
13/19 Kosova hapi ankandin e parë për energji solare në maj të vitit 2023, ku synohet realizimi i një parku solar (energji diellore), me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova në ankand ofron tokën publike me qira për 30 vjet, qasje të lehtë për automjete dhe pajisje, marrëveshje të garantuar për blerje të energjisë diellore për 15 vjet dhe lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit.
14/19 Kosova në ankand ofron tokën publike me qira për 30 vjet, qasje të lehtë për automjete dhe pajisje, marrëveshje të garantuar për blerje të energjisë diellore për 15 vjet dhe lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të këtij viti. Në bazë të saj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t&rsquo;i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.
15/19 Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të këtij viti. Në bazë të saj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Bashkimi Evropian ku Kosova ka synim të integrohet - ka caktuar disa afate për mbylljen graduale të termocentraleve me thëngjill, meqë djegia e tij ndikon negativisht edhe në ngrohjen globale.
16/19 Bashkimi Evropian ku Kosova ka synim të integrohet - ka caktuar disa afate për mbylljen graduale të termocentraleve me thëngjill, meqë djegia e tij ndikon negativisht edhe në ngrohjen globale.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Samitit të Sofjes, Kosova është zotuar se deri në vitin 2050 do të dekarbonizohet apo do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli.
17/19 Me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Samitit të Sofjes, Kosova është zotuar se deri në vitin 2050 do të dekarbonizohet apo do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Të dhënat lidhur me emetimin e gazrave serrë në Kosovë janë të mangëta, mirëpo Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) raporton se ndotësi kryesor është sektori i energjisë, i cili ishte përgjegjës për mbi 85% të dyoksidit të karbonit të emetuar në atmosferë.
18/19 Të dhënat lidhur me emetimin e gazrave serrë në Kosovë janë të mangëta, mirëpo Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) raporton se ndotësi kryesor është sektori i energjisë, i cili ishte përgjegjës për mbi 85% të dyoksidit të karbonit të emetuar në atmosferë.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Sipas njohësve të fushës së energjetikës, Kosova mund t&rsquo;i arrijë synimet për dekarbonizim duke u përqendruar në projekte për reduktimin e energjisë së humbur shkaku i rrjetit të vjetër, si dhe në instalimin e centraleve diellore dhe të erës.
19/19 Sipas njohësve të fushës së energjetikës, Kosova mund t’i arrijë synimet për dekarbonizim duke u përqendruar në projekte për reduktimin e energjisë së humbur shkaku i rrjetit të vjetër, si dhe në instalimin e centraleve diellore dhe të erës.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Previous slide
Next slide

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë këto barrierat burokratike, që po i përmendni?

Ethem Çeku: Është Zyra e Rregullatorit, ka shumë-shumë kritere derisa dikush ta marrë një licencë për prodhimin e energjisë elektrike. Për shembull mund të jenë familjet tona që mund të vendosin panele në shtëpitë e tyre për prodhimin e energjisë për amvisëri. 61% të energjisë termo neve na e merr amvisëria.

Çka prodhon Kosova A dhe Kosova B, rreth 60 për qind e përdorim për amvisëri. Po të ishte një politikë më liberale, më e organizuar, po të mbështeteshin investitorët e vegjël familjarë për të vendosur energjinë solare, sigurt që do të kishim shumë investime më të mëdha.

Radio Evropa e Lirë: Po disa përkrahje nuk kanë munguar nga Qeveria në këtë aspekt?

Ethem Çeku: Po, po, është shumë saktë, kanë filluar izolimin, të mbështesin në dritare, mbështetjen e familjeve për fasada, dritare e gjëra të tilla...

Radio Evropa e Lirë: Po, mendoj se edhe në vendosjen e paneleve diellore në disa institucioneve shtetërore, kemi disa private?

Ethem Çeku: Po, kemi edhe banka, por janë lëvizje të vogla, nuk janë lëvizje të mëdha të cilat do ta zgjidhin problemin e energjisë elektrike. Unë po mendoj se duhet të bëhen veprime të shpejta dhe radikale në fushën e energjisë elektrike. Duhet të hapim tregun për investime nga 510 megavat energji solare. Ka kompani, të cilat mund të jenë të interesuara në qoftë se Qeveria ofron legjislacion të mirë, ofron hapësira. Qeveria duhet t’i ofrojë hapësirat për investitorë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Po e përmendni shumë shpesh vetëm energjinë nga panelet solare... Por, sa janë të favorshme edhe hidrocentralet edhe energjia e erës?

Ethem Çeku: Shpeshherë vendimmarrja politike në Kosovë është ndërlidhur me trysninë që ka bërë opinioni publik edhe ndonjëherë organizatat e ndryshme, të cilat kanë pasur një qëndrim jo të mirë për energjinë në Kosovë.

Kryesisht kanë qenë organizata të ndërlidhura me institucione të ndryshme jashtë vendit, të cilat kanë ndjekur një fushatë kundër linjitit.

Dhe, ka qenë një fushatë shumë e ashpër për moslejimin e ndërtimit të termocentraleve të reja.

Pastaj, ka lindur një fushatë shumë e ashpër për ndërtimin nga hidroja. Realisht, Kosova ka mungesë të madhe të ujit. Ne nuk kemi kapacitete. Janë disa mundësi në hidrocentralin e Ujmanit, ta përdorim një pjesë të atij hidrocentralit për hidrocentrale reversibile ose të Zhurit, diçka kemi. Mund të kemi 2-3 pika, por nuk kemi pika më të mëdha sepse nuk kemi ujë të mjaftueshëm në fushën e hidros. Ne tani paraqesim energjinë solare, pas linjitit, linjiti është mbreti i ynë për energjinë elektrike.

Radio Evropa e Lirë: Mendoni ju ende se duhet të bëhet prodhimi i energjisë nga linjiti?

Ethem Çeku: Duhet të studiojmë teknologjitë e reja, të cilët bëjnë zero emitim nga linjiti. Ato janë me kosto shumë të shtrenjta, kanë çmime shumë të mëdha, por duhet shihet edhe ajo alternativë. Një alternativë tjetër ka qenë edhe nga disa në kompani të njohura amerikane prodhimin e gazit nga linjiti. Edhe ajo ka qenë një ide se si të përdorim linjitin, a mund të përdorim për ngrohje. Do të thotë nga linjiti mund të prodhohen edhe 70 e sa produktet e tjera.

Ne jemi vendi i tretë dhe i pestë në botë në fushën e linjitit. Jemi nga vendet më të pasura në botë. Është fatkeqësia jonë që ne nuk arritëm t’i shfrytëzojmë burimet tona natyrore për zhvillim ekonomik të vendit tonë.

Radio Evropa e Lirë: Z.Çeku, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, disa nga partitë politike kanë premtuar edhe ndërtimin e centralit me gaz. Sa është i leverdishëm kjo për Kosovën? A është i kushtueshëm dhe cila është zgjidhja?

Ethem Çeku: Unë e kam përcjellë me vëmendje, më duket që ato nuk kanë qenë korrekte me opinionin publik kur kanë folur për zgjidhjen e problemit përmes gazit.

E para, Kosovës i mungon tërësisht infrastruktura e gazit. E kemi pasur në kohën e KEK-ut, kur ishte atëherë një gyp atje me Shkupin, ai është mbyllur, është ndërtuar një shtëpi mbi të dhe nuk është ruajtur pjesa tjetër. Ne është menduar që të presim gazin amerikan dhe nga kjo të ndërtojmë një termocentral me gaz që ishte një donacion në atë kohë. Mirëpo edhe ai donacion është mbyllur dhe më nuk ekziston.

Radio Evropa e Lirë: Vitin e kaluar ka filluar pagesa e faturave të energjisë së shpenzuar edhe për banorët në komunat me shumicë serbe, në veri të Kosovës. Si e vlerësoni këtë proces?

Ethem Çeku: Që në fillim edhe kur unë kam qenë ministër, e kam kundërshtuar idenë për të krijuar kompani mbi baza nacionale. Është ky modeli sui generis i jonë për ndërtimin e kompanive të tilla. Por, duke qenë se serbët janë kategori e privilegjuar e diskriminimit pozitiv që është bërë, e kemi parë si një proces të mirë për t’iu ofruar qytetarëve të komunitetit serb që të inkorporohen në sistemin e pagesave të energjisë elektrike.

Por, ju e keni parë se nga gjithë ajo, diku një milion euro nuk ka më shumë pagesë të faturave që i janë bërë Elektrosever-it.

Mendoj se me licencimin që i bëmë asaj kompanie, bëmë një lëshim për hir të komunitetit, por unë besoj që kjo ide është e gabuar dhe jo e mirë edhe për vetë komunitetin, sepse atyre do t’iu rriten borxhet pasi është një mall që ata e shpenzojnë dhe një ditë në çfarëdo rrethane ata duhet ta paguajnë energjinë elektrike, qoftë përmes Elektrosever-it apo kompanive tona, të cilat mund të jenë kompani të reja të licencuara që do të merren me furnizimin me energji elektrike.

Nuk duhet të kemi vetëm një kompani, por duhet të kemi edhe kompani të tjera të licencuara për furnizim me energji elektrike.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG