Me pjesën më të madhe të botës të mbyllur për udhëtim, për shkak të pandemisë së koronavirusit, foto-reporteri i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple, ka eksploruar Pragën dhe personazhet e çative të saj, që me shekuj qëndrojnë "të izoluar" mbi rrugët e lashta të qytetit.
Personazhet e çative të Pragës

1
Një zjarrfikës që shpëton një grua nga flakët në çatinë e ndërtesës së vjetër të Kompanisë së Sigurimeve të Pragës, në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë. Skulptura dramatike është një nga veprat e fundit të përfunduara nga çeku Bohuslav Schnirch, para vdekjes së tij më 1901.

2
Monumenti i Atlasit që mban "sferën qiellore" në majë të Klementinumit - një kompleksi të lashtë ndërtesash që përfshin një stacion meteorologjik. Statuja e Atlasit është bërë nga Matthias Bernard Braun (1684-1738), i cili gjithashtu ka bërë disa nga skulpturat në Urën e famshme të Charles-it në Pragë.

3
Foshnjat e zeza që kapen për Kullën e Televizionit Zizkov - struktura më e lartë në Pragë. Foshnjat me gjatësi 3.5 metra u bënë nga artisti bashkëkohor çek, David Cerny. Secila nga foshnjat peshon rreth 250 kilogramë.

4
Dielli i mëngjesit në njërën nga katër figurat e grave me krahë, që dekorojnë Urën Cechuv. Figurat, të cilat mbajnë kurora me lule argjendi lart, janë bërë nga Antonin Popp (1815–1915).