Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze
Në Prishtinë më 12 korrik është hapur muzeu “Burgu i Idealit”, që është ish-qendra e paraburgimit gjatë kohës së regjimit serb, ku mijëra ish të burgosur shqiptarë kanë përjetuar trajtime çnjerëzore. Në hapësirat e këtij burgu janë vendosur fotografi, video, e artefakte të tjera të ish të burgosurve, për të treguar përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në këtë burg. Ministria e Kulturës tha se ka marr materiale të nevojshme nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, përfshirë edhe mbi 9,000 emra të ish të burgosurve nga viti 1945. Muzeu do të punojë me orar të plotë nga ora 10 deri 19, çdo ditë përveç të hënave, ku vizitorët do të priten nga një ciceron i angazhuar me orar të plotë.
![Martin Quni viziton burgun ku ka vuajtur nëntë vjet burgim. Ai ishte burgosur në vitin 1963. ](https://gdb.rferl.org/80280000-c0a8-0242-8218-08da6429cfb9_w1024_q10_s.jpg)
5
Martin Quni viziton burgun ku ka vuajtur nëntë vjet burgim. Ai ishte burgosur në vitin 1963.
![Në Burgun e Prishtinës janë mbajtur veprimtarët politikë, aktivistët dhe disidentët të cilët kanë qenë kundër regjimit të Serbisë.](https://gdb.rferl.org/08a40000-0a00-0242-162d-08da6429b31b_w1024_q10_s.jpg)
6
Në Burgun e Prishtinës janë mbajtur veprimtarët politikë, aktivistët dhe disidentët të cilët kanë qenë kundër regjimit të Serbisë.
![Ndërtesa e Burgut të Prishtinës ka qenë e mbyllur që nga viti 2015. ](https://gdb.rferl.org/01160000-0aff-0242-14e3-08da6429a1d3_w1024_q10_s.jpg)
7
Ndërtesa e Burgut të Prishtinës ka qenë e mbyllur që nga viti 2015.
![Ministria e Kulturës ka në plan që të bëjë restaurimin e burgut, me qëllim të konservimit të tij. Por, ende nuk është vendosur nëse ai do të mbyllet krejtësisht apo pjesë-pjesë, dhe të vazhdohet me vizita në ekspozitën e përkohshme. ](https://gdb.rferl.org/80280000-c0a8-0242-efcc-08da6429c300_w1024_q10_s.jpg)
8
Ministria e Kulturës ka në plan që të bëjë restaurimin e burgut, me qëllim të konservimit të tij. Por, ende nuk është vendosur nëse ai do të mbyllet krejtësisht apo pjesë-pjesë, dhe të vazhdohet me vizita në ekspozitën e përkohshme.