Ndërlidhjet

Të burgosurat ukrainase këmbejnë qelitë me role në njësite luftarake

Kadetet ukrainase shfaqin uniforma ushtarake të dizajnuara posaçërisht për gratë në periferi të Kievit, korrik 2023.
Kadetet ukrainase shfaqin uniforma ushtarake të dizajnuara posaçërisht për gratë në periferi të Kievit, korrik 2023.

“Mora frymë thellë. Madje edhe ajri dallon jashtë burgut”, tha Tequila, e veshur në uniformën e saj ushtarake dhe e ulur në shtratin metalik në një kazermë ushtarake.

Ajo është në mesin e më shumë se 100 grave të dënuara në Ukrainë, të cilat kanë vendosur ta zëvendësojnë kalimin e kohës në burg me shërbim në ushtri dhe lirim me kusht.

Ato mbërrijnë në fushën e betejës mu në kohën kur Ushtria e Ukrainës po përballet me një mungesë të madhe të ushtarëve në përpjekje për t’i frenuar trupat pushtuese ruse.

Ukraina ka hasur në vështirësi për t’i ripërtërirë radhët e ushtrisë, pasi është dërrmuar nga lufta tashmë trivjeçare. Rishtazi, Ukraina e ka sjellë një plan i cili ua hap rrugën të rriturve nën moshën e thirrjes në ushtri, 25 vjeç, për t’iu bashkuar ushtrisë.

Tequila, e cila kërkoi të identifikohej vetëm përmes nofkës së saj ushtarake, nuk tregoi se erdhi puna që ajo të përfundonte në burg në verilindje të qytetit Harkiv.

“Ta themi kështu: Unë u dënova për çfarë kam bërë. Veprimet e mia të jashtëligjshme i lava me dy vjet të jetës sime në burg”, tha ajo.

Ushtaret e Ukrainës i testojnë uniformat e reja të bëra enkas për to

Kadetet ukrainase, të veshura në uniformë të re, marrin pjesë në një ushtrim trajnues në periferi të Kievit më 12 korrik. Ky ushtrim u mbajt për t’i simuluar kushtet e luftës në rroba të dizajnuara specifikisht, të cilat iu përshtaten luftëtareve.
1/10 Kadetet ukrainase, të veshura në uniformë të re, marrin pjesë në një ushtrim trajnues në periferi të Kievit më 12 korrik. Ky ushtrim u mbajt për t’i simuluar kushtet e luftës në rroba të dizajnuara specifikisht, të cilat iu përshtaten luftëtareve.
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
<div>Më shumë se 42.000 gra shërbejnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, prej të cilave përafërsisht 5.000 shërbejnë në njësi luftuese. Të gjithave u janë dhënë uniforma të burrave. Nisma sociale &ldquo;Ushtria e Grave Tani&rdquo; përdori donacione për të krijuar dhe qepur disa mijëra uniforma që u përshtaten grave, të cilat ua kanë shpërndan falas ushtareve.</div>
2/10
Më shumë se 42.000 gra shërbejnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, prej të cilave përafërsisht 5.000 shërbejnë në njësi luftuese. Të gjithave u janë dhënë uniforma të burrave. Nisma sociale “Ushtria e Grave Tani” përdori donacione për të krijuar dhe qepur disa mijëra uniforma që u përshtaten grave, të cilat ua kanë shpërndan falas ushtareve.
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
<div>Gratë në ushtri zakonisht detyrohen të marrin uniforma të gjëra, apo uniforma të grave nga forcat e vendeve të tjera.</div>
&nbsp;

<div>&nbsp;</div>
3/10
Gratë në ushtri zakonisht detyrohen të marrin uniforma të gjëra, apo uniforma të grave nga forcat e vendeve të tjera.
 
 
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
Një kadete ukrainase, e veshur në uniformën e re ushtarake, duke i gërshetuar flokët.<br />
&nbsp;
4/10 Një kadete ukrainase, e veshur në uniformën e re ushtarake, duke i gërshetuar flokët.
 
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
Madhësitë më të popullarizuara janë XS dhe XXS. Të gjitha ushtaret ukrainase mund të përfitojnë së shpejti nga dizajni i ri.
5/10 Madhësitë më të popullarizuara janë XS dhe XXS. Të gjitha ushtaret ukrainase mund të përfitojnë së shpejti nga dizajni i ri.
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
<div>&nbsp;&ldquo;Do të doja që të gjitha gratë ta marrin uniformën&rdquo;, tha Iryna Nykorak, themeluesja e projektit, si dhe anëtarja e Parlamentit të Ukrainës për partinë e Petro Poroshenkos, Partia e Solidaritetit Evropian. NGO-ja e saj është duke biseduar me Ministrinë e Mbrojtjes për t&rsquo;i siguruar uniformat si çështje standarde.</div>
6/10
 “Do të doja që të gjitha gratë ta marrin uniformën”, tha Iryna Nykorak, themeluesja e projektit, si dhe anëtarja e Parlamentit të Ukrainës për partinë e Petro Poroshenkos, Partia e Solidaritetit Evropian. NGO-ja e saj është duke biseduar me Ministrinë e Mbrojtjes për t’i siguruar uniformat si çështje standarde.
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
Një instruktor duke e ndihmuar një kadete me uniformë të re ushtarake gjatë kursit me pengesa në qendrën stërvitore jashtë Kievit.
7/10 Një instruktor duke e ndihmuar një kadete me uniformë të re ushtarake gjatë kursit me pengesa në qendrën stërvitore jashtë Kievit.
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
Kadetet stërvitin afër Kievit. &ldquo;Është goxha e vështirë për vajzat ta gjejnë veshjen e duhur të brendshme në të cilën ndihen rehatshëm&rdquo;, tha Nykorak. &ldquo;Veshjet e brendshme për misione luftarake, të cilat i përdor ushtria, dallojnë nga ato që vishen nga civilët&rdquo;, shtoi ajo.
8/10 Kadetet stërvitin afër Kievit. “Është goxha e vështirë për vajzat ta gjejnë veshjen e duhur të brendshme në të cilën ndihen rehatshëm”, tha Nykorak. “Veshjet e brendshme për misione luftarake, të cilat i përdor ushtria, dallojnë nga ato që vishen nga civilët”, shtoi ajo.
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
&nbsp;&ldquo;Unë mendoj se, nëse një grua e ka kapur armën në dorë dhe po e mbron shtëpinë, familjen dhe vendin e vet, atëherë ajo duhet ta ketë një uniformë të rehatshme të paktën&rdquo;, tha Nykorak.
9/10  “Unë mendoj se, nëse një grua e ka kapur armën në dorë dhe po e mbron shtëpinë, familjen dhe vendin e vet, atëherë ajo duhet ta ketë një uniformë të rehatshme të paktën”, tha Nykorak.
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
Kadetet ukrainase veshin uniformat e reja ushtarake, të dizajnuara posaçërisht për gratë.
10/10 Kadetet ukrainase veshin uniformat e reja ushtarake, të dizajnuara posaçërisht për gratë.
Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
Previous slide
Next slide

Tequia tha se i kaloi gati gjashtë muaj për të vendosur se a t’i bashkohej apo jo ushtrisë. Ajo madje e pranoi se kishte dyshime dhe druajtje.

Gjendja e saj fizike ishte e dobët – sepse ajo ditën në burg e kalonte duke qepur rroba – dhe stërvitjet ushtarake ishin gjë e vështirë për të.

Tani, ajo shërben në një njësit sulmues në linjën e frontit.

“Roli im kryesor është komunikimi”, tha ajo. “Unë i bart komandat nga një radio te tjetra. Djemtë janë në pozicion, komandantët diku tjetër. Unë jam në mes, duke përçuar komandat”.

“Kisha dyshime, por edhe nëse do të më urdhëronin të shkoja në një mision sulmi tani, do të shkoja. Gjëja më e rëndësishme është që na trajtojnë si njerëz normalë. Ata madje ndiejnë keqardhje për ne”, shtoi ajo.

Dmytro Andreyev, zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Burgjeve të Ukrainës, tha se gjithnjë e më shumë gra të burgosura po zgjedhin ta lënë burgun për t’iu bashkuar ushtrisë.

“Më shumë se 7.000 ish të burgosur po luftojnë. Mes tyre, mbi 100 gra janë aktualisht në njësitë luftarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Është një paradoks që gratë po zgjedhin të ndërrojnë një institucion penal, ku kanë tre shujta në ditë dhe ngrohtësi, me llogoret ku ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën”, tha ai.

Të dënuarat në vijën e frontit

Brux është oficere e operacioneve dhe komunikon me operatorët e dronëve, njësitë e mortajave dhe mitralozave, si dhe me grupet luftarake në vijën e frontit.

Brux, e cila gjithashtu kërkoi të identifikohej vetëm me nofkën e saj ushtarake, u lirua nga burgu për t’iu bashkuar ushtrisë pasi shprehu vullnetin për të luftuar.

“Gjithmonë kam qenë e përgatitur për skenarin më të keq, por na u tha se gratë nuk do të dërgoheshin në misione sulmi. Gjithmonë kam tentuar të mësoj mirë dhe të përvetësoj të gjitha informatat për të qenë e gatshme”, tha ajo.

Komandanti i njësitit, i njohur me nofkën ushtarake Hedgehog, tha se të burgosurave nuk u mungon motivimi.

“Liria, kjo është mundësia për të ndryshuar diçka në jetën e tyre”, tha ai. “Këtu, ato mund të shndërrohen papritur në heroina pas burgut, të ndërtojnë karrierë, të mësojnë diçka të re. Kjo i motivon ato”.

Gra të tjera të burgosura janë në pritje për t’iu bashkuar ushtrisë.

Halyna, 36 vjeçe, po vuan një dënim prej pesë vjetësh për vjedhje në një institucion korrektues në rajonin qendror të Poltavës në Ukrainë.

Halyna, e cila e dha vetëm emrin e saj të parë, punon aty si kuzhiniere, e veshur me një përparëse të bardhë dhe një kapele në kuzhinën e institucionit.

“Dua të shkoj në luftë sepse djali im vdiq në moshën 25-vjeçare dhe tre muaj më vonë burri im vdiq në front në Bahmut”, tha ajo, duke iu referuar qytetit lindor ukrainas që u pushtua nga forcat ruse në vitin 2023.

“Mund t'i kryej dy punë [në ushtri]”, tha Halyna. “Kam studiuar për pesë vjet në shkollën e mjekësisë dhe kam diplomuar në Kiev. Kam punuar me një ekip ambulance dhe kam studiuar gjithashtu për pastiçeri”.

“Dua të shkoj për t’i mbrojtur Ukrainën dhe fëmijët tanë të ardhshëm, të luftoj dhe t’i ndihmoj djemtë”, shtoi ajo.

Zëvendëskryetarja e institucionit korrektues, Anastasia Vodinchuk, thotë se nuk ushtrojnë trysni mbi askënd për t’iu bashkuar ushtrisë.

“[Ne] themi, për shembull, ‘sot erdhi një brigadë e caktuar. Kushdo që dëshiron të bashkohet me radhët e Forcave të Armatosura të Ukrainës me kontratë, ju lutemi të afrohet.’ Ata bisedojnë. Ne jemi aty vetëm për ta organizuar logjistikën”, shpjegoi ajo.

Përgatiti: Ekrem Idrizi
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG