Pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Bruksel, të cilat kanë lënë të vrarë së paku 34 veta, rrjetet sociale janë mbushur me imazhe që nderojnë viktimat dhe shprehin mbështetje për qytetin e traumatizuar. Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë i ashtuquajturi Shtet Islamik. Shumica e karikaturave përmbajnë flamurin trengjyrësh belg, apo edhe ikona kulturore dhe ushqime tradicionale belge. Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur disa prej tyre, të cilat mund t’i shihni më poshtë:
Me karikatura, në mbështetje të Brukselit

5
Kjo karikaturë tregon personazhin Tintin dhe qenin e tij Snowy duke qarë. Përkthimi nga frëngjishtja: Belgjika qan për fëmijët e saj. (Tintin është hero imagjinar te Aventurat e Tintinit, një seri komike nga karikaturisti belg Herge).

6
Në këtë karikaturë janë përdorur flamuri belg dhe patatinat tradicionale belge.

7
Një zemër me ngjyrat kombëtare të Belgjikës.

8
Karikaturë “e përgjakur”