Pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Bruksel, të cilat kanë lënë të vrarë së paku 34 veta, rrjetet sociale janë mbushur me imazhe që nderojnë viktimat dhe shprehin mbështetje për qytetin e traumatizuar. Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë i ashtuquajturi Shtet Islamik. Shumica e karikaturave përmbajnë flamurin trengjyrësh belg, apo edhe ikona kulturore dhe ushqime tradicionale belge. Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur disa prej tyre, të cilat mund t’i shihni më poshtë:
Me karikatura, në mbështetje të Brukselit

1
Karikaturisti i gazetës franceze, Le Monde, ka lidhur ngjarjet në Bruksel me sulmet terroriste në Paris, të cilat kanë ndodhur nëntorin e kaluar. (Burimi: mediat sociale)

2
Një karikaturë që tregon skulpturën Manneken Pis duke qarë. Manneken Pis është një skulpturë e njohur bronzi në Bruksel, që përshkruan një djalë të vogël, duke urinuar në pellgun e një fontane.

3
Një tjetër karikaturë popullore. Përkthimi nga frëngjishjta: Terrorizmi godet përsëri: A mund të bëni një vend të vogël për mua?

4
Një tjetër karikaturë që i referohet skulpturës Manneken Pis.