Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se nevojitet arritja e një zgjidhjeje diplomatike urgjentisht për t’i dhënë fund luftës në Gazë dhe në Liban.
Duke folur para takimit në Londër me liderët arabë më 25 tetor, Blinken theksoi nevojën për t’i dhënë fund konfliktit në një ditë kur sulmet izraelite i vranë 38 njerëz në Gazë dhe tre gazetarë në Liban.
“Mendojmë se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje diplomatike dhe zbatimi i plotë i rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të ketë siguri të mirëfilltë përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit”, tha Blinken, duke iu referuar rezolutës aktuale pas luftës së fundit të madhe mes Izraelit dhe Hezbollahut më 2006.
Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë grupit e mbështetur nga Irani, Hamas – cili është i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – prej tetorit të vitit 2023, kur militantët e Hamasit u futën në Izrael dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Prej atëherë, konflikti është përhapur në Liban, nga ku luftëtarët e Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor, kanë shkrepur raketa pothuajse çdo ditë në drejtim të Izraelit, në shenjë mbështetjeje për Hamasin.
Autoritetet libaneze thonë se mbi 2.500 njerëz janë vrarë nga lufta në vend, derisa më shumë se 1.2 milionë të tjerë janë zhvendosur, duke shkaktuar krizë humanitare.
Izraeli i nisi bombardimet dhe pastaj pushtimin tokësor të Liban duke i vënë në shënjestër fillimisht kishin drejtuesit dhe kapacitetet ushtarake të Hezbollahut.
Por, kohëve të fundit, Izraeli ka sulmuar edhe infrastrukturën civile — përfshirë edhe bankat — të lidhura me Hezbollahun, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Më 24 tetor, Blinken tha se Izraeli e ka përmbushur synimin e tij për ta “shkatërruar suksesshëm Hamasin”, dhe u bëri thirrje palëve t’i rifillojnë bisedimet për një armëpushim.
Ndërkohë, sulmet ajrore izraelite goditën Libanin jugor, ndërsa Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se në shënjestër të sulmeve në kufirin me Sirinë ishin edhe zona që, sipas IDF-së, grupi i përdor për të kontrabanduar armë në Liban.
Rula Amin, zëdhënësja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), tha se sulmet kërcënojnë jetët e shumë njerëzve që nuk janë pjesë e konfliktit, duke marrë parasysh se rreth 430.000 njerëz kanë kaluar në Siri që prej fillimit të luftës.
"Sulmet në pikëkalimet kufitare janë tepër shqetësuese", tha Amin.
"Ato po i bllokojnë rrugën drejt vendeve të sigurta për njerëzit që ikin nga konflikti", shtoi ajo.