Ndërlidhjet

Bjellorusia mbyll 15 organizata joqeveritare


Një protestë kundër Lukashenkos në Bjellorusi
Një protestë kundër Lukashenkos në Bjellorusi

Autoritetet e Bjellorusisë të premten kanë njoftuar se kanë mbyllur 15 organizata joqeveritare, si pjesë e një goditjeje të gjerë në aktivistët e shoqërisë civile dhe mediat e pavarura.

Grupet që janë urdhëruar të mbyllen përfshijnë qendrën për të drejtat e njeriut “Human Constanta”, organizatën bamirëse “Names”, grupin kundër AIDS “BelSetka” si dhe një organizatë që i ka ndihmuar personave me aftësi të kufizuara.

Mbyllja e këtyre grupeve vjen një ditë pasi presidenti autoritativ Aleksandër Lukashenko u betua se do të vazhdojë siç e ka quajtur “operacionin e pastrimit”, kundër aktivistëve të shoqërisë civile të cilët ai i ka denoncuar si “banditë dhe agjentë të huaj”.

“Human Constanta” tha në një deklaratë se autoritetet nuk kanë shpjeguar pse kanë vendosur ta mbyllin grupin, duke shtuar se veprimet reflektojnë “një presion të shtuar në shoqërinë civile në Bjellorusi”.

I targetuar ka qenë edhe “Press-Club”, një organizatë që ka ofruar program edukimi për gazetarë.

Udhëheqësi i këtij grupi Yulia Slutskaya dhe tre punëtorë të tjerë janë në mbajtje që nga arrestimi i tyre në dhjetor.

Më shumë se 50 OJQ po presin mbyllje në Bjellorusi.

Deri më tani, 32 gazetarë bjellorusë janë në mbajtje, duke kryer dënimin me burgim, apo duke pritur gjyqin, sipas Asociacionit të Gazetarëve në Bjellorusi.

Autoritetet bjelloruse kanë synuar të heshtin kritikët dhe mediat jo shtetërore, pas protestave që kanë nisur në gusht të vitit të kaluar, si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Opozita dhe Perëndimi besojnë se Tsikhanouskaya ka fituar zgjedhjet, mirëpo Lukashenka pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë në pushtet.

Që atëherë, ai ka shtypur protestat, ka burgosur gazetarët dhe ka detyruar shumicën e liderëve opozitarë, që nuk kanë qenë të burgosur, që të largohen nga shteti.

Perëndimi ka refuzuar ta njohë Lukashenkan si president dhe ka vënë një mori sanksionesh ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG