Ndërlidhjet

“Manifesta 14” në Prishtinë sjell një model të ri bienaleje

Për 100 ditë, duke filluar nga 22 korriku, Prishtina do të jetë nikoqire e bienales nomade evropiane.
Për 100 ditë, duke filluar nga 22 korriku, Prishtina do të jetë nikoqire e bienales nomade evropiane.

Prishtina po bëhet gati të presë këtë verë aktivitetin më të madh ndërkombëtar kushtuar artit në hapësirat publike, bienalen “Manifesta”.

Nga 22 korriku, për 100 ditë “Manifesta” nomade evropiane e cila mbahet çdo dy vjet, do të ndalet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, për edicionin e saj të 14-të.

Kjo bienale shërben edhe si një urë komunikimi mes artistëve nga vende të ndryshme.

Nëntëdhjetenëntë pjesëmarrës nga 32 vende të botës do të marrin pjesë në edicionin e 14-të, që këtë radhë ka temë qendrore rikthimin e hapësirave publike te qytetarët.

“Manifesta” vazhdimisht ka befasuar me zgjedhjen e vendeve mikpritëse, të cilat pasqyrojnë ADN-në gjithnjë e në ndryshim të Evropës, për të hedhur dritë mbi një botë që përcaktohet nga ndryshimi i imperativëve etikë dhe estetikë.

Kosova është vendi më i ri në kontinentin evropian, me një moshë mesatare 30 vjeç dhe me një skenë arti nëntokësore jashtëzakonisht të gjallë.

“Manifesta 14 Prishtina” synon të mbështesë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj.

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Dardan Hoti, koordinatori për mediat i kësaj bienaleje, u shpreh se edhe pse duhen edhe më pak se dy muaj që “Manifesta” të nisë, energjia dhe përfitimet që ky aktivitet i sjellë Prishtinës janë të jashtëzakonshme.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë është "Manifesta" dhe ku fokusohet kjo ngjarje?

Dardan Hoti: “Manifesta” është thuajse ngjarja më e madhe kulturore dhe e artit që ndodh në Evropë. Është një bienale nomade, me nomade nënkuptojmë që ky event lëviz çdo dy vjet në qytete të ndryshme të botës. Në një kuptim, “Manifesta” riformëson marrëdhëniet midis arit, kulturës dhe shoqërisë, edhe duke i hetuar dhe kanalizuar ndryshimet shoqërore përmes artit dhe kulturës.

“Manifesta” është krijuar në vitet ‘90 në Holandë, në Amsterdam dhe është krijuar si përgjigje e ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe hapave pasues drejt integrimit evropian. Sot “Manifesta” është bienalja e katërt me ndikimin më të madh botëror dhe këtë qasjen për të prodhuar dhe për të ndryshuar dhe që këto ndryshime të jenë sa më afatgjata, edhe pas zhvillimit të “Manifestës”.

Dardan Hoti, koordinatori për media i "Manifesta 14".
Dardan Hoti, koordinatori për media i "Manifesta 14".

Pra, ky event kudo që organizohet tenton që gjatë zhvillimit të “Manifestës” këto ndryshime të kenë reflektim më afatgjatë që qytetarët e atij vendi, që institucionet e atij vendi të marrin si shembull ndoshta se çfarë mund të bëjnë përmes zhvillimit të ekspozitave, performancave të ndryshme, por me fokus të veçantë në një temë të caktuar në vendin ku zhvillohet.

Radio Evropa e Lirë: Këtë vit është zgjedhur Prishtina. Përse është zgjedhur pikërisht Prishtina si vend organizator dhe çfarë do të thotë kjo për kryeqytetin e Kosovës?

Dardan Hoti: Për herë të parë në historinë e “Manifestës”, ky event do të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Në atë kohë, në vitin 2019, Prishtina, në krye me Qeverinë e atëhershme, aplikoi për t’u bërë vend nikoqir i “Manifestës” me një temë të caktuar që ka qenë rikthimi hapësirave publike te qytetarët, dhe kështu është përzgjedhur në mes të disa shteteve të tjera konkurruese, siç ka qenë edhe Ukraina dhe këtë vit Prishtina doli fituese.

Për shkak të shumë analizave që janë bërë nga bordi i “Manifestës”, është parë që Prishtina është një qytet i gjallë që ka shumë talent dhe shumë kulturë dhe që duke u fokusuar në këtë temë, mund të zhvillohej edhe programi i “Manifestës”.

Radio Evropa e Lirë: Prej disa ditësh kanë filluar përgatitjet për të gjitha lokacionet. Si zhvillohet procesi para-bienales?

Dardan Hoti: Një nga shtyllat kryesore të “Manifestës” është fokusi i fortë që kanë përmes kërkimeve studimore që i bëjnë para bienales, zhvillimet urbane dhe trashëgimitë afatgjata brenda qyteteve nikoqire. Për çdo edicion, “Manifesta” angazhon për shembull një byro ndërkombëtare, në këtë rast për Prishtinën është angazhuar një byro arkitekturore, me në krye arkitektin italian, Carlo Ratti, që është zgjedhur për të drejtuar vizionin urban të “Manifesta 14 Prishtina”, dhe si merr formë brenda kontekstit lokal. Kjo është zhvilluar brenda një periudhe gjashtëmujore, është bërë ky vizion urban edhe ka treguar se si qyteti i Prishtinës mund të transformohet përmes rimarrjes së hapësirës publike.

Ngjyrat që ngjallin hapësirat e braktisura të Prishtinës

Figura e një gruaje dhe një merimange poshtë një ure në Prishtinë, që është realizuar nga një artist brazilian dhe britanik. 
1/17 Figura e një gruaje dhe një merimange poshtë një ure në Prishtinë, që është realizuar nga një artist brazilian dhe britanik. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Grafiti i një artisti zviceran, që është realizuar në vitin 2019.&nbsp;<br />
&nbsp;
2/17 Grafiti i një artisti zviceran, që është realizuar në vitin 2019. 
 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Mural i realizuar në ndërtesën e Kinemasë ABC në Prishtinë, që gjendet në rrugën &quot;Rexhep Luci&quot;.&nbsp;<br />
<br />
&nbsp;
3/17 Mural i realizuar në ndërtesën e Kinemasë ABC në Prishtinë, që gjendet në rrugën "Rexhep Luci". 

 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Portreti i këngëtares me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa,&nbsp;në një ndërtesë fasada e të cilit, është dëmtuar nga kushtet atmosferike. &nbsp;
4/17 Portreti i këngëtares me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, në një ndërtesë fasada e të cilit, është dëmtuar nga kushtet atmosferike.  
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Punimet e shumë artistëve gjatë festivalit &lsquo;Meeting of Styles Kosovo&rsquo; 2019.&nbsp;
5/17 Punimet e shumë artistëve gjatë festivalit ‘Meeting of Styles Kosovo’ 2019. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
&#39;Iustitia&rsquo;, mural i realizuar nga artisti holandez Simian Switch.&nbsp;
6/17 'Iustitia’, mural i realizuar nga artisti holandez Simian Switch. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
&ldquo;Dr. Miu&rdquo;, i realizuar në ndërtesën e Fakultetit të Kimisë në Universitetin e Prishtinës &lsquo;Hasan Prishtina&rsquo;.&nbsp;
7/17 “Dr. Miu”, i realizuar në ndërtesën e Fakultetit të Kimisë në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Grafite në stacionin e trenit në Prishtinë.&nbsp;
8/17 Grafite në stacionin e trenit në Prishtinë. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Një fytyrë e gëzuar e vizatuar në një kuti, ku brenda saj janë të vendosura matësit elektrikë.&nbsp;
9/17 Një fytyrë e gëzuar e vizatuar në një kuti, ku brenda saj janë të vendosura matësit elektrikë. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Muri i urës poshtë rreth-rrotullimit kryesor në hyrje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
10/17 Muri i urës poshtë rreth-rrotullimit kryesor në hyrje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Punim i realizuar nga artistë italianë në vitin 2019, afër stacionit të trenit në Prishtinë.&nbsp;
11/17 Punim i realizuar nga artistë italianë në vitin 2019, afër stacionit të trenit në Prishtinë. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Grafite në Prishtinë të punuara nga artistë spanjollë.&nbsp;
12/17 Grafite në Prishtinë të punuara nga artistë spanjollë. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Punimet e artistëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, që i dhanë jetë kësaj pjesë të hekurudhës në Prishtinë. Hekurudha mbeti e papërdorur pas mbarimit të luftës.&nbsp;
13/17 Punimet e artistëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, që i dhanë jetë kësaj pjesë të hekurudhës në Prishtinë. Hekurudha mbeti e papërdorur pas mbarimit të luftës. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Mural i një artisti suedez, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.&nbsp;
14/17 Mural i një artisti suedez, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Artisti francez, Tom Wild Sketch, më 2019 vizatoi portretin e një gruaje.
15/17 Artisti francez, Tom Wild Sketch, më 2019 vizatoi portretin e një gruaje.
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Një karrocë e braktisur afër një murali poshtë një ure në Prishtinë.&nbsp;
16/17 Një karrocë e braktisur afër një murali poshtë një ure në Prishtinë. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Një i ri ecën pranë një murali të punuar në vitin 2019.&nbsp;
17/17 Një i ri ecën pranë një murali të punuar në vitin 2019. 
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Previous slide
Next slide

Ky program ka një kuptim të përbashkët, pra se si t’i bëjë këto hapësira që të përdoren nga qytetarët. Pastaj pas vizionit urban, krijohet edhe programi artistik, por para kësaj është edhe një proces tjetër, ai i hulumtimeve që përmes workshop-eve [punëtorive] dhe anketave, në këtë rast është bërë prej departamentit të edukimit në kuadër të “Manifestës”, duke i konsultuar qytetarët se në çfarë do të donin ata që këto hapësira të shndërrohen, se për çfarë mund të përdoren këto hapësira në të ardhmen dhe se si këto hapësira mund t’i kthehen qytetarëve të Prishtinës. Ky studim i vizionit urban, bashkë me hulumtimet e departamentit të edukimit, kanë sjell më pas ndërtimin e programit artistik, i është përpiluar prej kuratores kryesore, Kathrin Nichols, e cila është nga Australia, por jeton në Berlin.

Radio Evropa e Lirë: Nga dita e hapjes më 22 korrik deri në 30 tetor, çfarë do të zhvillohet për 100 ditë në Prishtinë?

Dardan Hoti: Për 100 ditë në Prishtinë, ashtu siç e përmendëm, hapja e “Manifestës” do të jetë më 22 korrik edhe do të vazhdojë deri më 30 tetor dhe gjithçka do të zhvillohet në 25 vende të ndryshme në Prishtinë me pjesëmarrje të 99 pjesëmarrësve, ku përveç ekspozitave do të ketë edhe ndërhyrje artistike, po ashtu edhe performanca.

Të gjitha këto do të zhvillohen në ndërtesat ikonike të hapësirave publike në Prishtinë. Grand Hotel Prishtina është një ndër hapësirat kryesore ku do të shfaqen punët e më shumë se 60 artistëve, më pas prej Grandit do të jemi në Bibliotekën e “Hivzi Sulejmanit”, kjo bibliotekë ka qenë e papërdorur që prej vitit 2016, ndërsa tani do të shndërrohet në një qendër për narrativë praktike. Aty do të zhvillohet një program artistik dhe edukues dhe “Manifesta” synon që Bibliotekën e “Hivzi Sulejmanit” ta shndërrojë në funksionale, ndërkohë që po zhvillohet një program pesëvjeçar, ndërsa një prej synimeve të “Manifestës” është që ta lërë një objekt ose një hapësirë që ajo mund të përdoret edhe më vonë nga qytetarët e Prishtinës.

Më pas kemi Fabrikën e Tullave po ashtu që është mbuluar nga mbeturinat dhe ka mbetur e braktisur. Aty po zhvillohet një program eko-urban, prej një kolektivi nga Berlini, “Ram Labor” edhe do të testohet për 100 ditë, ku do të zhvillohen punëtori, panele diskutimi, aktivitete të ndryshme që për të parë dhe për të testuar se si mund të shndërrohet edhe ai vend për t’u përdorur nga qytetarët e Prishtinës.

Pastaj është edhe një projekt tjetër që do të zhvillohet në hapësirat e binarëve hekurudhorë, që tenton të krijojë një korridor të gjelbër që të lidhet nga Fabrika e Tullave deri te Pallati i Rinisë, përmes mbjelljes së pemëve duke krijuar kështu sa më shumë hapësirë gjelbëruese. Po ashtu i gjithë programi do të zhvillohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në Muzeun Kombëtar, në Librarinë Kombëtare dhe ka edhe objekte të tjera siç është Kino Rinia, e cila deri para tri vjetësh ka qenë e rrezikuar që aty të hapej një supermarket. Përgjatë Manifesta 14, Kino Rinia do të përdoret si hapësirë për t'u shprehur artistikisht.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG