Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët
Besimtarët e krishterë ortodoksë në mbarë botën kanë kremtuar Pashkët, ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks. Në këtë ditë, ortodoksët festojnë ringjalljen e Krishtit. Shërbesa për Pashkët u mbajtën edhe në Gazë, ku Izraeli që nga tetori po lufton kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe në Rusi dhe Ukrainë, dy shtete që janë në luftë që nga viti 2022.

9
Etiopianët ortodoksë gjatë ceremonisë së "Zjarrit të Shenjtë" në Jerusalem.

10
Një prift ortodoks mban në duar një kryq gjatë meshës së Pashkëve në Kishën e Shën Marisë në Mosul të Irakut më 5 maj 2024.

11
Besimtarët ortodoksë duke kremtuar Pashkët në Manastirin e Shën Jovan Bigorskit në Mavrov, që gjendet 115 kilometra në perëndim të kryeqytetit maqedonas, Shkup.

12
Rumunët-armenë marrin pjesë në shërbesën e Pashkëve në një kishë armene në Bukuresht më 4 maj 2024.