Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët
Besimtarët e krishterë ortodoksë në mbarë botën kanë kremtuar Pashkët, ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks. Në këtë ditë, ortodoksët festojnë ringjalljen e Krishtit. Shërbesa për Pashkët u mbajtën edhe në Gazë, ku Izraeli që nga tetori po lufton kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe në Rusi dhe Ukrainë, dy shtete që janë në luftë që nga viti 2022.

13
Etiopianët ortodoksë gjatë meshës së mbajtur në vigjilje të Pashkëve në një kishë në rajonin Tigraj të Etiopisë më 4 maj 2024.

14
Besimtarët kanë përgatitur ëmbëlsira tradicionale për Pashkët dhe vezët dhe i kanë sjellë ato në një Kishë në Omsk të Rusisë që të bekohen nga një prift. 4 maj 2024.

15
Një ushtar ukrainas mer pjesë në shërbesën për Pashkët ortodokse në Kostiantjnivka, në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon.