Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët
Besimtarët e krishterë ortodoksë në mbarë botën kanë kremtuar Pashkët, ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks. Në këtë ditë, ortodoksët festojnë ringjalljen e Krishtit. Shërbesa për Pashkët u mbajtën edhe në Gazë, ku Izraeli që nga tetori po lufton kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe në Rusi dhe Ukrainë, dy shtete që janë në luftë që nga viti 2022.

5
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, duke udhëhequr meshën e Pashkëve në Kishën e Shën Savës në Beograd më 5 maj 2024.

6
Kryepeshkopi i Patriarkanës Ortodokse Greke, Alexios merr pjesë në meshën e Pashkëve ortodokse në Kishën ortodokse greke të Shën Porfirit në Qytetin e Gazës më 5 maj, teksa po vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

7
Një grua mban në duar një qiri gjatë meshës së Pashkëve në Mosul të Irakut.

8
Pelegrinët ortodoksë etiopianë ndezin qirinj gjatë ceremonisë që njihet si "Zjarri i Shenjtë" në Manastirin Deir al-Sultan, në çatinë e Kishës së Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në vigjilje të Pashkëve më 4 maj 2024.