Baza ruse në Krime para dhe pas shpërthimeve masive
Pamjet satelitore të shkrepura pak para se shpërthimet të dridhnin një bazë ajrore ruse në Krimenë e okupuar, si dhe pas ngjarjes, zbulojnë dëmet e shkaktuara nga plasjet. Zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat e tyre të armatosura kanë qenë përgjegjëse për shpërthimet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Një hap i tillë do të përbënte përshkallëzim të theksuar të luftës. Zyrtarët rusë thonë se një shpërthim aksidental i municioneve ka shkaktuar plasjet. Rusia e ka zaptuar gadishullin nga Ukraina më 2014, dhe e ka përdorur bazën për nisje të sulmeve ajrore kundër forcave të Kievit. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një pamje satelitore nga Planet Labs PLC shfaq avionë rusë të rreshtuar në Bazën Ajrore Saki, në Krimenë e okupuar nga Rusia, vetëm disa orë para shpërthimeve, më 9 gusht.

2
Avionët rusë para shpërthimeve. Fluturaket luftarake nga kjo bazë thuhet se ndërmarrin rregullisht sulme në territorin ukrainas.

3
Një foto tjetër e avionëve luftarakë në bazë, disa orë para shpërthimeve.

4
Pas një varg shpërthimesh, shtëllunga masive tymi u ngritën mbi bazë.