Baza ruse në Krime para dhe pas shpërthimeve masive
Pamjet satelitore të shkrepura pak para se shpërthimet të dridhnin një bazë ajrore ruse në Krimenë e okupuar, si dhe pas ngjarjes, zbulojnë dëmet e shkaktuara nga plasjet. Zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat e tyre të armatosura kanë qenë përgjegjëse për shpërthimet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Një hap i tillë do të përbënte përshkallëzim të theksuar të luftës. Zyrtarët rusë thonë se një shpërthim aksidental i municioneve ka shkaktuar plasjet. Rusia e ka zaptuar gadishullin nga Ukraina më 2014, dhe e ka përdorur bazën për nisje të sulmeve ajrore kundër forcave të Kievit. (Përgatiti: Trim Haliti)
![Zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat e tyre të armatosura kanë qenë përgjegjëse për shpërthimet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar se baza është sulmuar, duke fajësuar “një shkelje të rregullave për siguri nga zjarri” për shpërthimet.](https://gdb.rferl.org/013e0000-0aff-0242-7cb2-08da7ab004fb_w1024_q10_s.jpg)
5
Zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat e tyre të armatosura kanë qenë përgjegjëse për shpërthimet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar se baza është sulmuar, duke fajësuar “një shkelje të rregullave për siguri nga zjarri” për shpërthimet.
![Autoritetet ruse janë munduar të minimizojnë shpërthimet, duke thënë se nuk janë prekur hotelet dhe plazhet në gadishull, i cili është vendpushim i popullarizuar për shumë rusë. Megjithatë, videot në rrjetet sociale i kanë shfaqur turistët duke ikur, teksa tymi ngrihej mbi vijën bregdetare. Shpërthimet thyen dritaret dhe shkaktuan dëme të tjera në disa ndërtesa banimi.](https://gdb.rferl.org/08790000-0a00-0242-3a6f-08da7a9001a9_w1024_q10_s.jpg)
6
Autoritetet ruse janë munduar të minimizojnë shpërthimet, duke thënë se nuk janë prekur hotelet dhe plazhet në gadishull, i cili është vendpushim i popullarizuar për shumë rusë.
Megjithatë, videot në rrjetet sociale i kanë shfaqur turistët duke ikur, teksa tymi ngrihej mbi vijën bregdetare. Shpërthimet thyen dritaret dhe shkaktuan dëme të tjera në disa ndërtesa banimi.
Megjithatë, videot në rrjetet sociale i kanë shfaqur turistët duke ikur, teksa tymi ngrihej mbi vijën bregdetare. Shpërthimet thyen dritaret dhe shkaktuan dëme të tjera në disa ndërtesa banimi.
![Një fotografi e bazës ajrore nga Planet Labs pas shpërthimeve, e cila shfaq rrënoja të shkrumbuara, më 10 gusht. Marina ruse ka humbur të paktën nëntë avionë ushtarakë, përfshirë luftuesit SU-30SM dhe bombarduesit SU-24M, sipas një analize të pamjeve para dhe pas shpërthimeve, nga Skemat (Skhemy), një njësit hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.](https://gdb.rferl.org/055f7738-13f9-4f8e-aabb-4e2595da0e81_w1024_q10_s.jpg)
7
Një fotografi e bazës ajrore nga Planet Labs pas shpërthimeve, e cila shfaq rrënoja të shkrumbuara, më 10 gusht.
Marina ruse ka humbur të paktën nëntë avionë ushtarakë, përfshirë luftuesit SU-30SM dhe bombarduesit SU-24M, sipas një analize të pamjeve para dhe pas shpërthimeve, nga Skemat (Skhemy), një njësit hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
Marina ruse ka humbur të paktën nëntë avionë ushtarakë, përfshirë luftuesit SU-30SM dhe bombarduesit SU-24M, sipas një analize të pamjeve para dhe pas shpërthimeve, nga Skemat (Skhemy), një njësit hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
![Disa ndërtesa në bazë, ku mund të jenë ruajtur municione, janë shkatërruar po ashtu.](https://gdb.rferl.org/cea7db6a-120a-4497-b806-5cdc0c50cbcd_w1024_q10_s.jpg)
8
Disa ndërtesa në bazë, ku mund të jenë ruajtur municione, janë shkatërruar po ashtu.