Një formë e lashtë e artit, me simbole që praktikohet nga tatarët e Krimesë i mundësoi Ukrainës që të zërë vend në listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore.
Arti i Krimesë në listën e UNESCO-s

1
Vëthet dhe byzylyku janë shembuj origjinalë të ornekut - formës së artit nga Ukraina që krijohet nga tatarët e Krimesë.

2
Qëndisje orneku në materiale nga tatarët e Krimesë. Më 16 dhjetor 2021, UNESCO e përfshiu ornekun në listën e saj të Trashëgimisë Kulturore të Njerëzimit.

3
Një grua etnike tatare duke qepur rroba me elemente orneku, në Krime në vitin 2004. Orneku është sistem simbolesh artistike që përdoret si qëndisje, në stoli, xham apo pikturim në mure, por edhe në qeramikë.

4
Xhami i stolisur me elemente orneku. Derisa ligjet islamike ndalonin përfaqësimin e figurave njerëzore, simbolet e ornekut tradicionalisht u përdorën për të treguar ngjarje dhe kultura. Në fund të këtij zbukurimi, bajamja përfaqëson një vajzë të pamartuar.