Ndërlidhjet

Arrestohen shtatë tifozë serbë, pas përleshjeve para ndeshjes kundër Anglisë në Euro 2024


Policia gjermane e siguron zonën pas përleshjeve mes tifozëve serbë dhe anglezë në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024, në Gelsenkirchen, Gjermani, 16 qershor.
Policia gjermane e siguron zonën pas përleshjeve mes tifozëve serbë dhe anglezë në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024, në Gelsenkirchen, Gjermani, 16 qershor.

Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë në Kampionatin Evropian të futbollit, njoftoi policia.

Një zëdhënës i policisë tha për AFP se kundër njërit prej tifozëve u ngrit padi për lëndime të rrezikshme trupore.

Hollësitë për natyrën e lëndimeve dhe për atë që ndodhi gjatë përleshjes, ende janë të paqarta, tha zëdhënësi.

Euro 2024: Çfarë duhet të dini për Kampionatin Evropian të futbollit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Më herët, policia tha se u detyrua t’i ndajë tifozët anglezë dhe ata serbë, të cilët u përleshën mes vete para ndeshjes.

Zëdhënësi tha se asnjë tifoz anglez nuk u arrestua.

Anglia e mposhti 1:0 Serbinë në ndeshjen e tyre në Grupin C, falë golit të Jude Bellingham.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, të zhvilluar më herët gjatë ditës, Danimarka dhe Sllovenia u ndanë baras 1:1.

Euro 2024 filloi të premten më 14 qershor dhe do të përfundojë me ndeshjen finale më 14 korrik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG