Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur në dhe përreth manastirit ortodoks serb në Banjskë u tha se është gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë dhe detonatorë dhe harta dhe plane për sulmin. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Nga fishekët deri tek autoblindat - Policia shfaq armatimin që gjeti në veri
![Pajisje për komunikim dhe rroba ushtarake.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-175c-08dbbdd35828_w1024_q10_s.jpg)
13
Pajisje për komunikim dhe rroba ushtarake.
![Arka me municione, një flamur i Serbisë e gjësende tjera të konfiskuara shihen në këtë foto. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-5d01-08dbbdd3687a_w1024_q10_s.jpg)
14
Arka me municione, një flamur i Serbisë e gjësende tjera të konfiskuara shihen në këtë foto.
![Mitralozë të konfiskuar në vendin e ngjarjes nga autoritetet e Kosovës. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-4ff0-08dbbdd3acd7_w1024_q10_s.jpg)
15
Mitralozë të konfiskuar në vendin e ngjarjes nga autoritetet e Kosovës.
![Ky automjet që dyshohet se është përdorur nga sulmuesit, mbante një letër ngjitëse me mbishkrimin KFOR.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-83c6-08dbbdd41f44_w1024_q10_s.jpg)
16
Ky automjet që dyshohet se është përdorur nga sulmuesit, mbante një letër ngjitëse me mbishkrimin KFOR.