Ndërlidhjet

Gazetarja e burgosur e REL-it flet për kushtet e këqija në qelinë ruse


Gazetarja e burgosur e REL-it flet për kushtet e këqija në qelinë ruse
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Një gjykatë në qytetin rus, Kazan, ka vendosur t’ia zgjasë paraburgimin gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, deri më 5 qershor 2024, dhe ka refuzuar kërkesën e saj për vendosje në arrest shtëpiak. Ajo akuzohet për mosregjistrim si “agjente e huaj” dhe për shpërndarje të dezinformatave për ushtrinë ruse – akuza që gjerësisht shihen si hakmarrje për punën e saj si gazetare. Gjatë një paraqitjeje në gjyq, më 1 prill, Kurmasheva, e cila ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe ruse, i ka përshkruar kushtet e këqija në burg dhe ka thënë se shëndeti i saj është përkeqësuar, derisa nuk ka arritur të ketë qasje në trajtim mjekësor.

XS
SM
MD
LG