Ndërlidhjet

Aksident ajror në Nepal: 18 persona vdesin, piloti shpëton


Vendi ku u rrëzua avioni i kompanisë Saurya Airlines në Nepal, 24 korrik 2024.
Vendi ku u rrëzua avioni i kompanisë Saurya Airlines në Nepal, 24 korrik 2024.

Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua dhe mori flakë, derisa po ngrihej nga kryeqyteti i Nepalit, Katmandu, të mërkurën.

Piloti, i cili aktualisht po trajtohet në spital, është i vetmi i mbijetuar në aksidentin fatal.

Nëntëmbëdhjetë persona ishin në fluturimin testues të kompanisë Saurya Airlines, përfshirë anëtarë të stafit teknik të linjës ajrore dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Industria e aviacionit e Nepalit është e dobët për nga siguria.

Kjo gjendje u atribuohet disa faktorëve - nga moti i paparashikueshëm deri te rregulloret e dobëta.

Aksidenti i së mërkurës ndodhi rreth orës 11:15 - sipas kohës lokale - disa minuta pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan, tha Qendra Koordinuese e Kërkim-Shpëtimit e Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit.

Fluturimi testues i kompanisë Saurya Airlines drejt qytetit Pokhara ishte pjesë e një kontrolli rutinor të mirëmbajtjes, sipas saj.

Shtatëmbëdhjetë nga viktimat janë shtetas të Nepalit, ndërsa një është shtetas i Jemenit, i cili punonte si inxhinier.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG