Stërvitje të përbashkëta Rusi-Iran teksa SHBA-ja kërcënon me veprim ushtarak
Marina iraniane dhe ajo ruse po kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Omanit dhe në veri të Oqeanit Indian, teksa Shtetet e Bashkuara po kërcënojnë me veprime ushtarake kundër Teheranit. Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se “Irani do të tregohej shumë i mençur nëse do të arrinte një marrëveshje”, pasi bisedimet bërthamore mes dy vendeve në Gjenevë përfunduan pa ndonjë pajtueshmëri. SHBA-ja po vazhdon rritjen e prezencës ushtarake në Lindjen e Mesme dhe është duke dërguar aeroplanmbajtësen e dytë në rajon, pas shtypjes që u ka bërë regjimi iranian protestave antiqeveritare. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
5 gusht 2026“Jemi lodhur nga zgjedhjet”
-
4 gusht 2026“Gjueti njerëzish”: Droni rus ndjek shitësin në treg
-
4 gusht 2026A i duhen Kosovës lobistë në SHBA?