Harris flet për kufirin, Lindjen e Mesme, politikën e identitetit
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, dha një intervistë ekskluzive për rrjetin televiziv, CNN. Ishte kjo paraqitja e saj e parë e madhe pa skenar, prej se u bë kandidate për presidente nga Partia Demokratike. Harris u shoqërua nga kandidati për zëvendës të saj, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në intervistën e realizuar nga korrespondentja e CNN-it, Dana Bash. Teksa foli për kufirin jugor të SHBA-së, ajo tha se nuk do ta mbështeste dekriminalizimin e hyrjes së paligjshme në Shtetet e Bashkuara, duke përmbysur kështu qëndrimin e saj të mëparshëm. Në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme, ajo përsëriti mbështetjen e saj për vetëmbrojtjen e Izraelit dhe për një marrëveshje që do të siguronte lirimin e pengjeve izraelite. Kur u pyet për një deklaratë provokuese që kandidati republikan për president, Donald Trump, bëri për identitetin e saj racor, Harris nuk pranoi t’u kushtonte kohë komenteve të tij. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
17 shtator 2024
Rumunët mezi po ia dalin pas përmbytjeve vdekjeprurëse
-
16 shtator 2024
Lufta me dronë: Ukraina barazohet me Rusinë në qiell
-
16 shtator 2024
Çfarë përfiton Kosova nga të qenët pjesë e CEFTA-s?
-
15 shtator 2024
Kafeneja që u ndihmon emigrantëve me aftësi të kufizuara
-
14 shtator 2024
“Oaza e paqes” e të mbijetuarave të përdhunimeve në Bosnjë
-
13 shtator 2024
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE mbledh pluhur në sirtar