Myslimanët bëhen gati për Ramazan
Miliona myslimanë në mbarë botën po bëhen gati për të nisur agjërimin në Muajin e Ramazanit që nis më 11 mars, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Palestinezët në Rripin e Gazës këtë vit këtë muaj të shenjtë të islamit e presin mes luftës që po vazhdon midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Në vende të tjera të botës, myslimanët janë furnizuar me hurma dhe gjësende të tjera ushqimore, por edhe me fenerë, që për shumë vende myslimane është një dekor që vendoset në rrugë dhe shtëpi gjatë Ramazanit, muajit kur besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

5
Disa persona duke blerë tespih në Peshavar të Pakistanit më 9 mars 2024.

6
Fenerë dhe zbukurime të tjera të vendosura në një treg në Tripoli të Libisë më 3 mars 2024, teksa myslimanët në mbarë botën përgatiten për nisjen e agjërimit njëmujor.

7
Disa fëmijë palestinezë të ulur pranë një muri në Qytetin e Gazës, ku ka të vizatuara dhe të shkruara mesazhe për Muajin e Ramazanit. 8 mars 2024.

8
Një pakistanez pastron një xhami në Karaçi në prag të nisjes së Ramazanit. 9 mars 2024.