Myslimanët bëhen gati për Ramazan
Miliona myslimanë në mbarë botën po bëhen gati për të nisur agjërimin në Muajin e Ramazanit që nis më 11 mars, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Palestinezët në Rripin e Gazës këtë vit këtë muaj të shenjtë të islamit e presin mes luftës që po vazhdon midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Në vende të tjera të botës, myslimanët janë furnizuar me hurma dhe gjësende të tjera ushqimore, por edhe me fenerë, që për shumë vende myslimane është një dekor që vendoset në rrugë dhe shtëpi gjatë Ramazanit, muajit kur besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

9
Qytetarët në Bagdad të Irakut në një treg duke blerë gjësende në prag të nisjes së Ramazanit. 7 mars 2024.

10
Një grua duke blerë dekorime për Muajin e Ramazanit në Bejrut të Libanit më 9 mars 2024.

11
Palestinezët luten pranë një xhamie të shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rafah të Rripit të Gazës më 8 mars 2024.

12
Një shitës në Egjipt ka ekspozuar në tezgën e tij hurme dhe ushqime të tjera në prag të nisjes së Ramazanit. Kajro, 7 mars 2024.