Një person është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm i fundit rus me raketa në qytetin-port ukrainas të Odesës, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas, më 23 korrik. Katedralja e Shpërfytyrimit e Kishës Ortodokse Ukrainase, e lidhur me Moskën, është dëmtuar dukshëm nga raketat.
Katedralja ortodokse në Odesë dëmtohet rëndë nga raketat ruse
![Katedralja Spaso-Preobrazhensky, apo Katedralja e Shpërfytyrimit, është kisha më e madhe ortodokse e Odesës, dhe është shenjtëruar më 1809.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-e55a-08db8b44319b_w1024_q10_s.jpg)
1
Katedralja Spaso-Preobrazhensky, apo Katedralja e Shpërfytyrimit, është kisha më e madhe ortodokse e Odesës, dhe është shenjtëruar më 1809.
![Katedralja ishte shkatërruar nga autoritetet sovjetike më 1939, por është rindërtuar më 2003.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-f361-08db8b4431aa_w1024_q10_s.jpg)
2
Katedralja ishte shkatërruar nga autoritetet sovjetike më 1939, por është rindërtuar më 2003.
![“Ikona e Kasperovit e Nënës së Zotit, mbrojtëse e Odesës, është nxjerrë përfund rrënojave”, ka thënë administrata ushtarake e Odesës në kanalin e saj në Telegram.](https://gdb.rferl.org/57d95262-b6a1-4cc7-9342-14961c11e0ee_w1024_q10_s.jpg)
3
“Ikona e Kasperovit e Nënës së Zotit, mbrojtëse e Odesës, është nxjerrë përfund rrënojave”, ka thënë administrata ushtarake e Odesës në kanalin e saj në Telegram.
![Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka thënë se Odesa është goditur nga të paktën pesë lloje raketash, përfshirë raketa Onyx me precizitet të lartë, raketa lundruese det-breg Kalibr, dhe raketa balistike Iskander.](https://gdb.rferl.org/144f3a1d-68f8-4a05-8c1d-9950ea9e1767_w1024_q10_s.jpg)
4
Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka thënë se Odesa është goditur nga të paktën pesë lloje raketash, përfshirë raketa Onyx me precizitet të lartë, raketa lundruese det-breg Kalibr, dhe raketa balistike Iskander.