Një person është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm i fundit rus me raketa në qytetin-port ukrainas të Odesës, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas, më 23 korrik. Katedralja e Shpërfytyrimit e Kishës Ortodokse Ukrainase, e lidhur me Moskën, është dëmtuar dukshëm nga raketat.
Katedralja ortodokse në Odesë dëmtohet rëndë nga raketat ruse
![“Raketa kundër qyteteve paqësore, kundër ndërtesave të banimit, kundër një katedraleje... Nuk mund të ketë arsyetim për ligësinë ruse. Si gjithmonë, kjo ligësi do të humbë. Dhe, padyshim se do të ketë hakmarrje ndaj terroristëve rusë për Odesën. Ata do ta ndiejnë këtë hakmarrje”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një shkrim në rrjetin social Twitter, pas sulmit ushtarak rus ndaj Odesës. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-0997-08db8b4965c4_w1024_q10_s.jpg)
5
“Raketa kundër qyteteve paqësore, kundër ndërtesave të banimit, kundër një katedraleje... Nuk mund të ketë arsyetim për ligësinë ruse. Si gjithmonë, kjo ligësi do të humbë. Dhe, padyshim se do të ketë hakmarrje ndaj terroristëve rusë për Odesën. Ata do ta ndiejnë këtë hakmarrje”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një shkrim në rrjetin social Twitter, pas sulmit ushtarak rus ndaj Odesës.
![Odesa është bombarduar disa herë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-515e-08db8b494fc1_w1024_q10_s.jpg)
6
Odesa është bombarduar disa herë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
![Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, në janar e përcaktoi qendrën historike të qytetit si Trashëgimi Botërore në Rrezik. ](https://gdb.rferl.org/fadd06fe-a6d7-4020-9b2b-d0d418395904_w1024_q10_s.jpg)
7
Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, në janar e përcaktoi qendrën historike të qytetit si Trashëgimi Botërore në Rrezik.
![Rusia e kishte kritikuar vendimin e OKB-së, duke thënë se ishte “i motivuar politikisht”.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-56c1-08db8b494347_w1024_q10_s.jpg)
8
Rusia e kishte kritikuar vendimin e OKB-së, duke thënë se ishte “i motivuar politikisht”.