Kurti: Thaçi dhe Hoti nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri, e cila do të qeverisë pasi sipas tij, me të, do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi. Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato, siç thotë ai, do të vijnë shpejt. Kurse sa i takon mundësisë se një marrëveshjeje me Serbinë, e negociuar nga presidenti dhe kryeministri, Kurti thekson se nuk do të ketë marrëveshje, sepse thotë ai, ‘Thaçi e Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë’.
Facebook Forum