Ndërlidhjet

Shtyhet premiera e filmit të ri të James Bondit, shkak koronavirusi


Ilustrim.
Ilustrim.

Premiera e filmit më të ri të James Bondit është shtyrë për shtatë muaj, teksa koronavirusi i ri vazhdon të përhapet.

Producentët kanë thënë se e kanë bartur prezantimin e filmit “No Time To Die”, nga prilli në nëntor “pas një shqyrtimi të kujdesshëm të gjendjes së tregut global teatral”.

Ky njoftim ka ardhur disa ditë pasi krijuesit e dy faqeve online që pëlqejnë filmat e James Bondit, kanë bërë thirrje për shtyrje të datës së premierës.

Në Britani të Madhe, data e re e premierës është 12 nëntori, nëse në Shtetet e Bashkuara 25 nëntori.

Filmi, No Time To Die, që duket se do të paraqesë për herë të fundit aktorin, Daniel Craig në rolin e agjentit të shërbimit sekret britanik, ishte planifikuar të kishte premierën më 3 prill.

Filmi i fundit Bond, Spectre, ka fituar 900 milionë dollarë, prej kur ishte prezantuar më 2015.

Disa analistë të filmave kanë sugjeruar se koronavirusi i ri mund të ndikojë në humbje në fushën e kinematografisë deri në 5 miliardë dollarë, pasi shumica e kinemave veçse janë mbyllur në Kinë, Korenë Jugore dhe Itali.

Në gjithë botën është thënë se 92,000 persona janë sëmurë nga ky virus, ndërkohë që 3,100 kanë vdekur nga i njëjti.

Numri më i madh i viktimave ëshë shënuar në Kinë, ku edhe ka shpërthyer virusi për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Koronavirusi i ri përcillet me koll të thatë, temperaturë dhe probleme me frymëmarrje.

Në analizën e parë që është bërë me më shumë se 44,000 raste nga Kina, shkalla e vdekshmërisë ka qenë dhjetë herë më e lartë te personat e moshuar, në krahasim me ata të moshës së mesme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG