Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një blog online, rrjeti social tha se është e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojë nga distanca.
Kompania po ashtu tha se i "inkurajon fuqishëm" të 5,000 punëtorët e saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.
Firma ndaloi edhe udhëtimet jothelbësore të biznesit.
"Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 te ne dhe bota përreth nesh", tha udhëheqësja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie.
Njoftimi vjen derisa numri i personave të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 3,000, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet në Azi, SHBA, Evropë dhe Lindje të Mesme.
Të tjera në këtë temë: