Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeprokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut


Katica Janeva
Katica Janeva

Kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, dha dorëheqje pas dështimit të partive politike për një marrëveshje lidhur me propozim-ligjin për punën e kësaj prokurorie.

“Me muaj po i përcjell njoftimet e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për të ardhmen e Prokurorisë Speciale dhe nuk do të lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt për mbajtjen peng të fatit të prokurorisë dhe integrimeve evropiane të vendit tim”, shkroi Janeva në njoftimin e dorëheqjes.

Ajo tha se largimi i saj nga ky institucion do të jetë i plotfuqishëm në momentin që partitë do të arrijnë marrëveshjen e pritur, por edhe pas caktimit të pasardhësit të saj.

Katica Janeva është akuzuar nga opozita se “punon për interesat e partive në pushtet, duke ndjekur vetëm përfaqësuesit e opozitës, por jo edhe zyrtarët që çdo ditë përballen me skandale të ndryshme korruptive”.

Partia opozitare VMRO DPMNE ka thënë se mbështet ligjin për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale që skadon më 15 shtator, por vetëm nëse ajo i ndërpret akuzat e ngritura pas 31 qershorit, kur i kishte skaduar afati për ngritjen e padive të reja.

Opozita gjithashtu ka kërkuar që Specialja të mos i përdorë si dëshmi në proceset gjyqësore bisedat e përgjuara telefonike, pasi, sipas saj, ato nuk përbëjnë dëshmi në këto procese.

Nga qeveria kanë thënë se kërkesat e opozitës janë të papranueshme, pasi kanë për qëllim mbrojtjen e zyrtarëve të saj të dyshuar për vepra të rënda penale.

Katica Janeva, në postin e prokurores speciale ishte emëruar më 15 shtator të vitit 2015, me mbështetje edhe të opozitës.

Kjo prokurori, qëllim kryesor të punës sa saj ka hetimin e aferës së përgjimeve, që ishte publikuar në shkurt të 2015-ës nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër.

Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale ka ngritur 17 padi penale kundër 94 personave.

Në mesin e atyre që janë paditur e që janë dënuar është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Gruevski nuk e ka vuajtur dënimin me dy vjet burgim për shkak të arratisjes në Hungari, ku edhe ka fituar azilin politik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG