Ndërlidhjet

Për dy muaj, Dogana mbledh 6,6 për qind më shumë të hyra


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Në dy muajt e parë të këtij viti, Dogana e Kosovës ka inkasuar të hyra në rritje prej 6,6 për qind.

Siç njofton Dogana, në muajt janar-shkurt, të hyrat e përgjithshme kanë qenë në vlerë prej 141,2 milionë eurosh, apo krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, paraqet një rritje prej 8, 7 milionë euro.

“Ndikim në të hyrat e grumbulluara nga Dogana gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA-ja, pakoja fiskale që i referohet lirimet nga taksat në import për prodhuesit. Ndikimi në të hyra nga MSA-ja përgjatë kësaj periudhe është rreth 7,5 milionë € nga 5,2 milionë € që ishte në dy mujorin e vitit të kaluar, derisa ndikimi në të hyra i pakos fiskale për prodhues rreth 10,8 milionë € nga 7,6 milionë € që ishte vitin e kaluar”, thuhet në komunikatë.

Dy institucionet që kontribuojnë më së shumti më buxhetin e Kosovës janë Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat e Kosovës. Buxheti i Kosovës për vitin 2019 kap vlerën prej 2,3 miliardë eurosh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG