Policia e Venezuelës hedh gaz lotsjellës në protestat kundër qeverisë
Mbështetësit opozitarë janë përleshur me policinë në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, pasi kryeparlamentari i këtij shteti, Juan Guaido e ka shpallur veten ushtrues detyre i pozitës së presidentit, në marshin e 23 janarit. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka angazhuar policinë për të shpërndarë pjesëmarrësit e protestave kundër qeverisë dhe ka organizuar marshe tjera që mbrojnë atë. Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me liderët e Brazilit, Kanadasë dhe Argjentinës kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.
Përmbajtja
-
16 nëntor 2024
Rënie drastike e numrit të fokave unike të Kaspikut
-
14 nëntor 2024
Debati për edukatën seksuale: Çka është e vërtetë e çka jo?
-
14 nëntor 2024
Ukrainasit përballë bombardimeve dhe acarit
-
13 nëntor 2024
Qyteza ukrainase që paqen e pret nga pëllumbat
Facebook Forum