Ndërlidhjet

Alkooli ilegal shkatërron dhjetëra jetë në Turqi


Alkooli ilegal shkatërron dhjetëra jetë në Turqi
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:25 0:00

Më shumë se 130 njerëz raportohet se kanë vdekur deri më tani këtë vit pasi kanë pirë alkool ilegal në Turqi, ku prodhimi i fshehtë i tij është i përhapur gjerësisht, ndërsa alkooli ilegal shpesh përzihet me metanol, një substancë toksike që mund të shkaktojë verbim, dëmtim të mëlçisë madje edhe vdekjen. Ndonëse Turqia është formalisht vend laik, taksat ndaj alkoolit janë rritur ndjeshëm nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan, një mysliman që kundërshton ashpër pirjen e alkoolit. Kritikët thonë se çmimet e tilla të larta po e nxisin prodhimin e alkoolit ilegal. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

XS
SM
MD
LG