Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017
Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017

Kuvendi në nyje

Tri pikat e rendit të ditës

Në agjendën zyrtare të publikuar nga Kuvendi i Kosovës për seancën e sotme janë tri pika të rendit të ditës:

  • 1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
  • 2. Dhënia e betimit të deputetëve,
  • 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Kuvendi, foto arkiv
Kuvendi, foto arkiv

Delawie: Ditë e rëndësishme për formimin e Qeverisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, thotë se dita e sotme është e rëndësishme për procesin e formimit të Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se shpreson që partitë politike të bëjnë “veprime pozitive për të ardhmen e Kosovës”.

Sot është ditë e rëndësishme për procesin e formimit të Qeverisë. Shpresoj të shoh veprime pozitive për të ardhmen e Kosovës nga të gjitha partitë politike”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Grupet parlamentare në konsultime para seancës

Para fillimit të seancës konstituive, disa nga grupet parlamentare kanë zhvilluar konsultimet e nevojshme.

Grupet parlamentare, pritet të përfaqësohen me shefat e ri gjatë legjislaturës së gjashtë. Në këto takime, sipas paralajmërimeve, janë rikonfirmuar edhe qëndrimet e tyre në lidhje me pikën më të rëndësishme - zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Propozimin për të parin e Kuvendit , pritet ta japë koalicioni PAN (PDK, AAK dhe NISMA)

Procedura e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës parashihet që kryetarin e prezanton partia, subjekti politik apo koalicioni që ka fituar zgjedhjet parlamentare. Në këtë rast, kjo nënkupton që kryetarin mund ta propozoj vetëm koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma).

Sipas Kushtetutës: “Kryetari i Kuvendit zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

Kuvendi ka edhe pesë nënkryetarë, tre nga partitë e shumicës dhe dy nga komunitetet jo shumicë.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG