Ato janë disa prej objekteve më elegante të krijuara ndonjëherë dhe një shekull pas krijimit të Vezës së fundit Faberge, në vitin 1917, këto thesare të vogla vazhdojnë të magjepsin me bukurinë dhe me historinë tragjike që fshihet pas tyre.
Edhe pas një shekulli, Faberge akoma të magjeps

16
Në vitin 1918, Cari, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre së bashku me disa shërbëtor, ishin dërguar në këtë qilar ku u qëlluan dhe theren për vdekje nga trupat bolshevike.

17
Nga më shumë se 50 vezët që krijoi Faberge për familjen mbretërore ruse, 43 prej tyre i mbijetuan kaosit të revolucionit rus të vitit 1917. Veza e quajtur “Veza e tretë Perandorake”, që paraqitet në këtë fotografi e ekspozuar në Londër, është gjetur në vitin 2012, pasi një koleksionues zbuloi se ajo ishte në shitje “për skrap”. Veza vlerësohet se vlen rreth 33 milionë dollarë.

18
Veza e quajtur 'Zambakët e Luginës' e vitit 1898, ka fotografinë e Carit dhe dy vajzave të tij. Pas revolucionit të vitit 1917, Faberge u largua nga Rusia i maskuar si diplomat. Ai vdiq në ekzil në Zvicër në vitin 1920. Vezët për familjen mbretërore të krijuar nga ai, sot janë simbol i dekadencës, si dhe shije dhe elegancë e një epoke që nuk mund të shihet sërish.