Ish-diplomatët nga Maqedonia presin mbështetje nga administrata Trump
Denko Malevski, ish ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë:
“Po në një plan afatshkurtër nuk do të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm sa I përket qasjes së politikave amerikane ndaj Ballkanit në përgjithësi, por edhe Maqedonisë si shtet”.
Risto Nikolovski, ish ambasadori i Maqedonisë në Moskë:
“Në një plan afatgjatë mund të ndodhin ndryshime sa i përket qasjes amerikane ndaj Ballkanit në përgjithësi po edhe Maqedonisë nëse Donald Trump arin ta realizojë atë që e premtoi se Amerika nuk do të rrënojë qeveri në vendet e huaja”.
Alajdin Demiri, ish diplomat:
“Nuk besoj se do të ketë një reflektim të drejtpërdrejt ardhja e presidentit Donald Trump në krye të SHBA-së, por në mënyrë spontane besoj se do të fillojë të zvogëlohet interesi amerikan kundrejt zhvillimeve në Maqedoni”.
Protestuesit afër Capitol Hill
Barack Obama dhe Donald Trump brenda Capitol Hill
Presidenti Donald Trump arrin në ceremoninë e inaugurimit