Ndërlidhjet

Donald Trump jep betimin, bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së

Shtatëdhjetë vjeçari Donald J. Trump, dha betimin për president të 45-të të SHBA-ve.

Në fjalimin e tij gjatë inaugurimit ai u betua se Amerika "nuk do të imponojë mënyrën e jetesës ndaj askujt, por do të jetë mundësi e ndriqimit të jetrave të të tjerëve". Ai po ashtu theksoi se tash do të qeveriset me një vizion të ri - Amerika prioritet.

Trump premtoi: Ne do të fuqizojmë bashkëpunimet e vjetra dhe do të formojmë të reja - do të bashkojmë botën e civilizuar kundër terrorizmit islamik, do ta zhdukim nga faqja e dheut".

Zëvendëspresidenti Mike Pence, po ashtu u betua gjatë ceremonisë.

Ceremonia vazhdon me drekë dhe pastaj paradë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Siguria mbetet e lartë. Protestuesit kanë thyer dritare dhe kanë qenë mjaft të dhunshëm gjatë inaugurimit.

Presidenti Barack Obama, do të vazhdojë jetën e re larg shtëpisë së bardhë.

15:52 20.1.2017

Obama: Ishte privilegj t'ju shërbej

Presidenti në largim, Barack Obama, i është drejtuar popullit amerikan me anë të Twitter, me fjalët "Ishte privilegj t'ju shërbej".

15:53 20.1.2017

Barack dhe Michelle Obama mirëpresin presidentin e ri

Presidenti Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama, kanë mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e 45-të të SHBA-ve, Donald Trump dhe zonjën e parë, Ivanka Trump.

16:03 20.1.2017

Tahiri: Nuk pres ndryshime të politikës amerikane ndaj Kosovës

Politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si garantuese e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, do të jetë i rëndësishëm ashtu siç ishte deri më tani.

Ai nuk pret që politika amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit, në periudhën e presidentit Donald Trump, të ndryshoj.

“Kosova si shtet i ri ka një miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luan rolin e rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe politika amerikane është një politikë e etabluar tash e disa dekada dhe roli i Kosovës është i rëndësishëm dhe si e tillë politika amerikane nuk ndryshon varësisht se cila garniturë vjen në pushtet, republikanët apo demokratët”, thekson Tahiri.

16:18 20.1.2017

Ilir Ibrahimi: SHBA do ta vazhdoj përkrahjen për Kosovën

Njohësi i i rrethanave në SHBA, Ilir Ibrahimi i ka cilësuar të pabaza zërat se administrata e re e presidentit Trump do të sjell ndryshime radikale të politikës amerikane në raport me Kosovën.

“Politika amerikane ndaj Kosovës nuk është e bazuar vetëm në presidentin i cili është për momentin nën udhëheqjen të shtetit të Amerikës”.

“Kjo qasje e shtetit amerikan do të vazhdojë në përkrahje të Kosovës, sepse Kosova është një projekt i shtetit të Amerikës dhe deri tani mund të quhet një projekt suksesi, sepse ka arritur të bëjë një shtet të pavarur, të ndërpres një konflikt i cili ka marrë jetesa njerëzish. Prandaj edhe pritjet e tilla se do të ketë një ndryshim shumë të madh nga politika amerikane ndaj Kosovës janë të pabazuara”, ka thënë Ibrahimi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG