Ish presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja, Hillary Clinton, arrijnë në ceremoni
Amerika i thotë lamtumirë Obamas, por jo një restorant në Kirgizi
Medvedev qorton administratën në largim të Obamës
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka postuar një mesazh dygjuhësh në Facebook ku ka shkruar në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Medvedev ka shkruar se në kohën e presidentit Obama, marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit ishin në nivelin më të ulët këto dekadat e fundit. Mes tjerash, ai ka përmendur mospajtimet në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Rusia, përplasjet amerikano – ruse rreth planeve antiraketore dhe kritikat e vazhdueshme të Uashingtonit rreth respektimit të drejtave demokratike në Rusi.
Po ashtu, kryeministri rus ka vlerësuar se administrata e presidentit Obama e ka konsideruar Rusinë si një “banana Republikë”.
Obama i lë porosinë personale presidentit Trump
Është zakon që presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara t’i lë një porosi personale pasardhësit të tij. Barak Obama duhet të pi çaj me Donald Trump para se të dy së bashku të nisen drejt Capitol, ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit.