Mbi 10 mijë civilë ikën nga Aleppo lindore
Mijëra civilë kanë ikur nga Aleppo lindore, pasi forcat qeveritare siriane kanë larguar rebelët nga gjashtë distrikte strategjike të qytetit. Familjet, të cilat kishin me vete fëmijët e tyre dhe çantat, ia mësyn enklavës kurde së Sheikh Maqsoud, më 27 nëntor, në pjesën veriore të Aleppos. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, tha se rreth 10 mijë civilë kanë ikur nga Aleppo lindore, brenda dy ditësh. (Reuters)
Përmbajtja
-
5 gusht 2026“Jemi lodhur nga zgjedhjet”
-
4 gusht 2026“Gjueti njerëzish”: Droni rus ndjek shitësin në treg
-
4 gusht 2026A i duhen Kosovës lobistë në SHBA?