Ndërlidhjet

Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në vështirësi për të gjetur punë në Kosovë 


Arkiv - Kosovë: Dy gra flasin si anëtare të komunitetit Rom për problemet e tyre
Kosovo -- Two women speak as members of the Roma community help dismantle a Roma camp in the Serb-majority town of Leposavic, December 16, 2013
Arkiv - Kosovë: Dy gra flasin si anëtare të komunitetit Rom për problemet e tyre Kosovo -- Two women speak as members of the Roma community help dismantle a Roma camp in the Serb-majority town of Leposavic, December 16, 2013

Komunitetet pakicë, Rom, Ashkali dhe Egjiptian, vazhdojnë të përballen me papunësi të lartë në Kosovë. Sipas përfaqësuesve që vijnë nga radhët e këtyre tri komuniteteve, mbi 90 për qind e tyre nuk kanë kontrata pune.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar strategjinë për integrimin e komuniteteve RAE, ku përfshihen të tri pakicat, në dhjetor të vitit 2008.

Por, përfaqësues të komuniteteve RAE, theksojnë se këto dokumente kanë mbetur vetëm në letër dhe asnjëherë nuk janë zbatuar në praktikë.

Osman Osmani nga organizata joqeveritare rome, “Nevo Koncepti”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ndonëse thuhet se në Kosovë jetojnë rreth 42 mijë persona të këtyre komuniteteve, rreth 5 mijë prej tyre tashmë kanë migruar në shtetet e Bashkimit Evropian, pikërisht për shkak të mungesës së punës dhe kushteve elementare të ekzistencës.

“Sa i përket punësimit, viteve të fundit nuk ka ndryshim për pjesëtarët e komuniteteve RAE. Rezultati i mos punësimit kanë qenë edhe lëvizjet e fundit, përkatësisht migrimit që kanë ndodhur për në vendet e Bashkimit Evropian”.

“Edhe pse janë bërë disa tentime për aftësimet e të rinjve dhe punësimet e përkohshme për 3 deri 6 muaj, kjo nuk e ndryshon gjendjen reale të rëndë dhe atë të ekzistencës së komuniteteve RAE”, ka thënë Osmani.

Një kryefamiljar rom, Bekim Berisha, i papunë, ankohet se është shumë e vështirë të punësohesh në Kosovë. Ai adreson pakënaqësinë e tij për faktin se jeton me një ndihmë sociale prej 75 euro në muaj, për çka thotë se nuk mund të mbijetojë. Po ashtu, nënvizon ai, edhe më e rëndë bëhet gjendja ngase ka muaj që nuk e ka pranuar as këtë ndihmë sociale.

“S’ka punë, s’ka asgjë. Plus, ndihmën sociale ta ndërprejnë. Qeveria duhet me rrit socialin e jo me e ndërpre se nuk kemi se si të jetojmë ose me gjetë punë për neve”, ka thënë Berisha.

Zëvendësministri Qazim Rrahmani, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke punuar në zhvillimin e politikave për punësim. Në këto programe përfshihen edhe komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, sipas të cilave, së pari dërgohen në qendra për aftësim profesional, e më pastaj ata orientohen për punësim.

“Ne e kemi obligim ligjor që 10 për qind e komuniteteve RAE, të jenë pjesë e administratës qendrore dhe lokale. Po ashtu edhe në sektorin privat, ne i inkurajojmë ata që t'i përfshijnë edhe këtë kategori të shoqërisë, e që mendoj se kohëve të fundit janë ndërmarrë veprime”.

“Papunësia e tyre është e njëjtë sikur me komunitetet tjera, ndoshta pak më i madh për shkak të kualifikimit të tyre edukativ”, ka theksuar Rrahmani.

“Këto komunitete po dërgohen në qendrat e aftësimit profesional që në të ardhmen ta gjejnë veten në tregun e punës. Dhe ne jemi koncentruar në këtë pikë”, ka thënë ai.

Osman Osmani, në anën tjetër, thotë se në bazë të punës së tyre në terren, punësimi i personave me nacionalitet Rom, Ashkali e Egjiptian është shumë problematik.

Sipas tij, shumë familje merren vetëm me punë ditore ose sezonale, duke siguruar ekzistencën vetëm për atë ditë dhe më pas ato familje janë pa vizion për të nesërmen. (REL)

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG