Më shumë se 30 folës të ftuar në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve në Kaliforni, në vitin 1986, ishin nga Bashkimi Sovjetik. Shumica prej tyre vinin nga Rusia. Në vitin 2010, vetëm pesë folës që kishin lidhje me universitetet ruse morën pjesë në kongresin që u mbajt në Indi atë vit.
Vladlen Timorin dhe Ivan Sterligov nga Universiteti Kombëtar i Kërkimeve, Shkolla e Lartë e Ekonomisë (HSE), kanë analizuar publikime nga 25 “revista të pastra matematikanësh” jo rusë, të njerëzve me mbiemra të zakonshëm rusë.
Dyshja zbuluan se në vitin 1994, diku rreth 70 për qind e publikimeve vinin nga institucionet ruse, por që ky numër ra në rreth 50 për qind në vitin 1997.
Më shumë se 1/3 e matematikanëve rusë që migruan drejt Perëndimit, nga viti 1993 deri në vitin 2015, shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë.
Studimi me titull: “Një pikëpamje metrike në matematikanët rusë dhe në diasporën e matematikanëve rusë” u publikua në dhjetor të vitit 2015, në revistën “Edukimi i Lartë në Rusi dhe Përtej”.
Timorin, profesor dhe dekan i degës së Matematikës në Shkollën e Lartë të Ekonomisë (HSE), i ka thënë Radios Evropa e Lirë se matematikanët rusë që kanë migruar kanë “gjetur pozita më të mira akademike jashtë vendit” dhe mesatarisht kanë shënuar rezultate më të mira në fushën akademike, sesa ata që kanë qëndruar në vend. Studimi thotë se matematikanët rusë kanë qenë më produktivë sesa shkencëtarët vendas, të cilët kanë lindur në ato shtete.
Studimi gjithashtu thotë se nga viti 1992 deri në vitin 2008, mesatarja e migrantëve rusë publikuan 20 punime më shumë sesa mesatarja e matematikanëve amerikanë, dhe se ato punime mblodhën më shumë se 143 citime.
Sipas një studimi të publikuar në vitin 2012 nga Byroja Kombëtare për Kërkime Ekonomike - një organizatë private dhe jo-qeveritare nga Massachusetts - arritja e “matematikanëve sovjetik” më Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri që ky treg të jetë më konkurrues.
“Analiza jonë empirike tregon se matematikanët amerikanë, programet e të cilëve përkonin më shumë me ato të sovjetikëve, kanë përjetuar një ulje në produktivitet pas hyrjes së migrantëve sovjetikë në tregun e matematikanëve në SHBA”, thonë autorët e studimit.
Vlerësohet se rreth 1000 matematikanë e kanë lënë Rusinë për të shkuar në SHBA, thonë Timorin dhe Sterligov, duke shtuar se “matematika ruse i ka humbur përfaqësuesit e saj më të mirë”.
Migrimi i shumë matematikanëve të shquar rusë, shtojnë ata, “e ka dobësuar dukshëm edukimin e lartë dhe fushën e hulumtimeve në Rusi”.
Sipas publikimit, secili prej matematikanëve me origjinë ruse që është shpërblyer me çmimin “Field Medal” - një çmim nderi që është i barasvlershëm me çmimin Nobel për Matematikë - tani ka një pozitë të përhershme në Perëndim.
Përjashtimi i vetëm, sipas publikimit, është Grigori Perelman, i cili nuk punon më për institucionet ruse.
Pavarësisht këtij vlerësimi të zymtë, ende ka shpresë për optimizëm në Rusi.
Numri i hulumtuesve të përkatësisë ruse është stabilizuar për rreth 50 për qind, dhe se përkatësia e dyfishtë – nga institucionet ruse dhe perëndimore – është rritur për rreth një çerek.
Pavarësisht eksodit, studimi thotë se “matematikanët rusë qëndrojnë çuditërisht lart”.
“Edhe pse është tradicionale në Rusi që të publikohet në revista ruse të matematikës – dhe këto revista janë shumë të mira – nëse i shikon publikimet në revistat më të mira Perëndimore, Rusia është në mesin e shtatë apo tetë vendeve që e kryesojnë listën”, thotë Timorin.
Sido që të jetë, ai thotë se “nuk ka progres të dukshëm”.