Mijëra afganë kanë ikur nga shtëpitë e tyre, pas një ofensive të ashpër të talibanëve në veri të vendit. Shumë prej të zhvendosurve kanë ikur në krahinën veriore të Balkh-ut, ku ata përballen me mjerim e varfëri në kampe refugjatësh dhe në strehimore.
Refugjatët e Mazar-e Sharifit
Mijëra afganë kanë ikur nga shtëpitë e tyre, pas një ofensive të ashpër të talibanëve në veri të vendit. Shumë prej të zhvendosurve kanë ikur në krahinën veriore të Balkh-ut, ku ata përballen me mjerim e varfëri në kampe refugjatësh dhe në strehimore.

1
Homayra, një grua e ve që mban fëmijën e saj të paralizuar, jeton në një kamp të improvizuar refugjatësh jashtë Mazar-e Sharifit, Provinca Balkh.

2
Faizia (majtas), vjehrra e Homayras, ka humbur burrin e saj, kur shtëpia e tyre u bombardua. Ajo ishte verbuar nga një copë e predhës.

3
Mijëra familje nga i gjithë Afganistani verior kanë ikur në Mazar-e Sharif, në kryeqytetin e provincës dhe një oazë relative e paqes në rajon.

4
Abdul, një nga banorët e kampit të improvizuara, që ka ikur nga Provinca Faryab, pas luftimeve të ashpra ndërmjet talebanëve dhe forcave qeveritare.