Ndërlidhjet

Rënie e kontrabandës me barna


Zyrtarë në Doganat e Kosovës kanë deklaruar disa herë se barnat si produkte, mund të kontrabandohen shumë lehtë, për shkak se sasia e tyre është shumë e vogël, derisa vlera e tyre është e madhe.

Por, përfaqësues nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale, kanë deklaruar se edhe përkundër asaj se inspektimet në teren janë shtuar në masë të madhe, mungesa e inspektorëve është evidente.

Në Kosovë janë gjithsej 530 barnatore të licensuara, derisa për këtë territor janë më pak se 10 inspektorë.

Pranvera Behrami, zëdhënëse në Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale ka bërë të ditur se kontrabanda e barnave ndonëse ka shënuar rënie, vazhdon të ndodhë për disa arsye.

"Kosova nuk e ka një legjislacion që do ti rregullonte cmimet e barnave në vend dhe kjo shfrytëzohet nga kompani të ndryshme për ti futur në mënyrë ilegale barnat në Kosovë".

"Inspektorati farmaceutik bën vazhdimisht inspektime të ndryshme që kanë të bëjnë me luftimin e këtyre dukurive në fushën e sektorit farmaceutik këto lloje të inspektimeve zhvillohen në vazhdimësi dhe ne kemi bërë një udhëzim administrativ me anë të të cilit do të lehtësohen procedurat e regjistrimit të barnave dhe të importit të produkteve që mungojnë në tregun e Kosovës dhe kësisoji luftohet edhe tregu i zi në vend".

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kontrabanda me barna gjatë këtij viti ka shënuar rënie, krahasuar me vitet paraprake.

"Çështja e kontrabandës me barna gjatë këtij viti ka rënë dukshëm. Kjo duke iu falemdneru AKPM së që kanë bërë punë në teren dhe kanë punuar me farmacistë dhe akterë tjerë të involvuar. Nuk mund të themi se është crrënjos kontrabanda, por që kemi vërejtur se ky fenomen ka shënuar rënie".

Zoti Stavileci nuk jep ndonjë statistikë ose shumë që do të mund të tregonte se deri në çfarë mase ka shënuar rënie ky fenomen, por ai jep hollësi të tjera rreth kësaj çështje.

"Kontrabanda vetë si fenomen është shumë i vështirë për tu matur përmes statistikave, por në momentin që zvgëlohen rastet që janë duke kontrabandu barna është indikacion i mirë që ka ulje të këtij lloj aktiviteti. Kjo ka arsye të ndryshme pse ndodh. Kontrabanda e barnave nuk është bërë për shkak që tju ikin taksave, por që shmangja nga licenca që i ka kërku AKPM-ja".

Ndryshe zyrtarë të shoqatës së farmacistëve të Kosovës kanë pohuar se kontrabandimi i barnave është krejtësisht i papranueshëm, meqë është shumë i dëmshëm si për shëndetin e popullatës, e po ashtu edhe për ekonominë e Kosovës.

Sidoqoftë mungesa e zbatimit të ligjit në veri të vendit dhe vetë konfiguracioni i kufirit të Kosovës me Serbinë, bën që kontrabanda të mos ndalet në mënyrën e duhur, pohojnë vetë zyrtarë institucional.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG