Me protestuesit ukrainas që kanë marrë disa ndërtesa të rëndësishme në Kiev, zemra e demonstratave - Sheshi Pavarësisë - vazhdon të bëjë një jetë më vete. Aktivistët anti-qeveritar, disa prej të cilëve kanë jetuar në shesh për dy muaj, janë duke pritur për negociatat e liderëve opozitarë me qeverinë, për të ecur përpara. Ndërkohë, ata kalojnë kohën duke përgatitur ushqimin e tyre, duke u përballur me të ftohtin dhe, nganjëherë, vetëm duke luajtur shah. (Foto: Franak Viachorka, Shërbimi RFE / RL 'së, në Bjellorusi)
Jeta në sheshin e Kievit

1
Protestuesit shërbehen me pije të ngrohta. Vullnetarët ndihmojnë duke përgatitur ushqim të nxehtë dhe pije, të ofruara nga dhuruesit.

2
Protestuesit opozitar luajnë futboll në një fushë akulli pranë Sheshit Evropian.

3
Memorialpër protestuesit, të cilët kanë vdekur gjatë përleshjeve me policinë në Sheshin e Pavarësisë. Në këtë memorial janë vënë lule pranë fotografisë së Mikhail Zhyzneuskit, një bjellorus i ri, i cili vdiq nga një plagë me armë zjarri.

4
Një lojë shahu përjashta në të ftohtë.