Ndërlidhjet

Batllava pa ujë


Batllava pa ujë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Batllava pa ujë

Mungesa e reshjeve të shiut e borës muajve të fundit ka bërë që niveli i ujit në liqenin e Batllavës të bije në masë të madhe.

Sipas zyrtareve të ujësjellësit "Prishtina" vetëm gjatë këtij viti niveli i ujit ka rënë diku mbi 12 metra.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Arieta Mjeku deklaron se nga mungesa e ujit edhe më vone do të ketë reduktime më te gjata.

Banorët e fshatit Batllavë e Orllan thonë se që nga viti 1994 nuk mbajnë mend një rënie të tillë të madhe të nivelit të ujit në liqe.

Nga ky liqe me ujë furnizohet pjesa më të madhe të kryeqytetit të Prishtinës, Podujeva dhe fshatrat përreth.

Zyrtarët thonë po ashtu se reduktimet do të ndikojnë negativisht në furnizimin e konsumatorëve me ujë të pijshëm.

Në gjendje e tillë thuhet të jetë edhe ne liqenin tjetër, Badovc, në dalje të komunës së Graqanicës.

Ndryshe, gjatë ditë së sotme, kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e bregut të liqenit.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës, të enjten, për shkak të mungesës të furnizimit me ujë në sistemin publik, nxori urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm.

"Uji i pijshëm nuk mund të shfrytëzohet për larjen e automjeteve, larjen e rrugëve, larjen e trotuareve, përdorimin e ujit në punishtet ndërtimore, larjen e shkallëve, ujitjen e kopshteve”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG