Ndërlidhjet

Ndryshimet në Ligjin për deklarimin e pasurisë - teknike


Ilustrim
Ilustrim
Ndryshmet të cilat janë bërë në projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë nga ana e Qeverisë së Kosovës, janë shumë teknike dhe nuk kanë për synim forcimin e atij ligji, thotë Albulena Haxhiu anëtare e komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu e cila i takon subjektit politik Vetëvendosje tha për Radion Evropa e Lirë se grupi punues nuk mund të bëjë ndryshime në këtë draft -ligj.

“Kam shumë frik se të njëjtin ligj nuk mund ta amandametojmë për shkak se si anëtarë të komisionit mund t’i bëjmë ndryshimet vetëm në amendamentet që janë sjellë nga qeveria dhe jo të prekim nenet tjera që janë në ligjin aktual në fuqi. Ndryshimet që janë sjellë nga Ministria e Drejtësisë nga qeveria janë tejet teknike dhe nuk kanë për qellim që ta forcojnë të njëjtin”, tha Haxhiu.

Kurse, nënkryetari i Komisionit për Legjislacion, Behar Selimi, nga PDK-ja tha se ndryshimet të cilat janë bërë në projektligjin në fjalë nga Ministra e Drejtësisë janë të mjaftueshme.

Ato ndryshime, sipas tij, kanë forcuar luftën kundër korrupsionit dhe aspektet e tjera të parandalimit.

“Ne si grup punues do të përpiqemi që të shohim se a ka akoma vend për ta amandamentuar atë projekt ligj që na ka ardhur. Unë në përgjithësi jam i kënaqur me ato amendamente që aktualisht janë, mirëpo sigurisht që jam shumë i hapur t’i dëgjoj edhe mendimet e kolegëve që në ndërkohë ata kanë diçka që mund ta përmirësojë akoma më shumë këtë projektligj”, theksoi Selimi.

Ndryshimet të cilat i ka bërë Ministria e Drejtësisë në projektligj kanë të bëjnë me rritjen e numrit apo pozitave të zyrtarëve të cilët duhet të deklarojnë pasurinë.

Po ashtu, në ligjin aktual, sipas anëtareve të komisionit ligjor, veç tjerash është përmirësuar edhe gjuha juridike.

Ndryshe, Selimi ka thënë se sa si takon normave ligjore kundër Kosovës është e para në rajon por zbatimi i atyre normave dhe ligjeve është i mangët.

“Paketa e ligjeve anti-korrupsion është më e fuqishmja në rajon. Problemi vazhdon të jetë në zbatim-ekzekutim të vendimeve dhe sidomos në zbatim të normave ligjore dhe atë nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës pa përjashtuar asnjë institucion”, u shpreh Selimi.

Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë obligon të gjithë zyrtarët që të deklarojnë pasurinë e tundshme, atë të patundshme, paratë e gatshme nëpër banka, aksionet në shoqëri komerciale, letra me vlerë, para të gatshme në institucionet kreditore, borxhet, të hyrat vjetore si dhe prejardhjen e tyre.

Ky ligj po ashtu rregullon kontrollin publik të pasurisë, të hyrat dhe përfitimet e tjera materiale.
XS
SM
MD
LG