Menaxhimi i qendrave të votimit, votimet me kusht, komisionarët dhe moslargimi i emrave të personave që nuk jetojnë më nga lista e votuesve, pritet të jenë problemet më të mëdha, me të cilat do të përballet KQZ-ja, në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Kështu të paktën thonë njohësit e proceseve zgjedhore. Profesori Mazllum Baraliu, ish-kryeshef ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se mospërmbyllja e procesit të reformave zgjedhore, mund të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme, pasi që, sipas tij, në ligjet aktuale ka shumë paqartësi.
“Lista e papastruar e votuesve, votimi me kusht, menaxhimi i qendrave të votuesve - këto tri segmente, natyrisht edhe numërimi është një çështje e rëndësishme, por këto tri segmente mund të sjellin probleme paqartësi, nervozë te qytetarët”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.
Si pasojë e zbrazëtirave në Ligjin për zgjedhjet, Baraliu mendon se edhe mund të ketë pretendime për manipulime në zgjedhje.
“Natyrisht, mund të ketë ndonjë paqartësi, mund të ketë ndonjë përpjekje për manipulim, madje edhe pasoja për një subjekt të caktuar politik që do të thotë mund të reflektohet. Pra, moskryerja e reformave zgjedhore, mund të reflektohet në zgjedhjet e 3 nëntorit në mënyrë të padëshiruar”, shprehet Baraliu.
Edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se zgjedhjet lokale, të cilat parashihet të mbahen në muajin nëntor, do të jenë një sfidë për KQZ-në, pasi që edhe ky proces do të mbahet pa ndryshimet në ligjin përkatës.
Florian Dushi, anëtar i KQZ-së, tha për Radion Evropa e Lirë se nga mosrealizimi i reformave zgjedhore, problem mund të ketë sikurse në zgjedhjet e vitit 2010.
Dushi thekson se problemet më të mëdha mund të jenë te komisionarët e partive politike.
“Nga përvoja e zgjedhjeve të kaluara, kjo kështu ka ndodhur. Komisionarët, të cilët nominohen nga subjektet politike, kanë qenë të nxitur që të manipulojnë me procesin zgjedhor, të abuzojnë me procesin zgjedhor për t’iu siguruar subjekteve të tyre apo edhe kandidatëve të tyre, numër më të madhe të votave, pra numër jo real të votave dhe për të siguruar vendet e tyre, qoftë në Kuvendet Komunale apo edhe në Kuvendin e Kosovës”, thekson Dushi për Radion Evropa e Lirë.
Te të gjithë faktorët relevantë në vend, nuk ka ekzistuar vullneti politik për të bërë një reformë zgjedhore, kanë deklaruar zyrtarët e lartë në Kuvendin e Kosovës.
Ata kanë thënë se po të kishte një vullnet nga udhëheqësit e partive kryesore politike dhe, po ashtu, nga bashkësia ndërkombëtare, reformat do të shkonin drejt rrugës së duhur.
Sido që të jetë, Florian Dushi, ka sqaruar se KQZ-ja ka dhënë ide për disa ndryshime, në mënyrë që, siç thotë ai, të ketë proces zgjedhor të sigurt gjatë zhvillimit të tij.
“Këto ndryshime kryesisht kanë të bëjnë me ditën e zgjedhjeve, me përzgjedhjen dhe ngritjen e përgjegjësisë së anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, vëzhguesve, por edhe të subjekteve politike që i nominojnë ata. Dhe, sidomos disa ndryshime që ndërlidhen me numërimin e votave dhe përshkrimin e rezultatit të zgjedhjeve, por edhe mjaft aspekte të tjera, për të cilat nga përvoja e dimë se do të na sjellin disa probleme”, shpjegon Dushi.
Ndryshe, reformës zgjedhore i pati paraprirë një marrëveshje ndërmjet liderëve politikë, e cila më pas u mbështet edhe me një rezolutë të Kuvendit.
Reforma mendohej të shtrihej si në zgjedhjet lokale, parlamentare, ashtu edhe në ato presidenciale.