Ndajnë një kufi prej 4.300 kilometra të gjatë dhe për një kohë të gjatë janë të ndara edhe nga mungesa e besimit.
Sidoqoftë, nëse muajt e fundit janë çfarëdo indikacioni, atëherë Kina dhe Rusia po gëzojnë një ngrohje të dallueshme në raportet mes dy vendeve.
Një marrëveshje historike për naftën që u lidh në muajin qershor dhe një ushtrim i përbashkët ushtarak në korrik, janë shenjat më të qarta të një partneriteti të thelluar.
Por, analistët dyshojnë se mosbesimi i dyanshëm ndërmjet tyre do të zhduket, për aq kohë sa konkurrenca e padrejtë në Azinë Qendrore të jetë akute.
Konsideratat ekonomike dhe gjeopolitike – përfshirë edhe nevojën për të neutralizuar Shtetet e Bashkuara – po i sjellin në sinkron të dyja shtetet.
Në mars, pas tetë ditësh prej se u zgjodh si presidenti i ri i Kinës, Xi Jinping vizitoi menjëherë Moskën.
Presidenti rus, Vlladimir Putin, që nga rikthimi në Kremlin më 2012, dhe po e largon më shumë shtetin e tij nga perëndimi, ka nënshkruar një mori marrëveshjes bilaterale me kinezët.
Ai deklaroi se raportet ndërmjet të shteteve janë “më të mira ndonjëherë në histori”.
Disa analistë thonë se lideri rus po shijon “refleksionin optik” dhe po rreshton veten me një lulëzim ekonomik dhe po merr fuqi sa po mundet.
Por, në fakt, ishte çmimi i marrëveshjes, e cila u nënshkrua në qershor, që mori vëmendjen e vëzhguesve.
Gjiganti shtetëror i naftës ruse “Rosneft”, inkasoi një marrëveshje prej 270 bilion dollarësh, për të dyfishuar furnizimin me naftë për Kinën. Kjo kontratë ishte më e madhja ndonjëherë në historinë globale të industrisë së naftës.
Mosmarrëveshjet rreth peshës së marrëveshjes kur përkthehet në para, kishte qenë pengesa kryesore e dy shteteve në të kaluarën.
Aleksei Maslov, që drejton Shkollën për Studime Aziatike në Shkollën e Lartë Ekonomike në Moskë, thotë se elementi më domethënës i kësaj marrëveshjeje është se si u tejkalua ajo barrierë.
"Mendoj se ndoshta çështja kyçe nuk është se (kishte) një marrëveshje të re me ‘Rosneft’, por para se gjithash, është çmimi i kësaj nafte, që është më i ulët për fuqi nafte, sesa janë çmimet në tregun botëror. Në këtë mënyrë, Rusia po mundohet ta mbajë Kinën si një partner shumë të mirë dhe, të themi ashtu, një partner shumë fleksibil dhe të sjellshëm”, thotë Maslov.
Rusia është shumë e vetëdijshme se përpjekjet evropiane për të qenë më pak të varur nga gazi dhe nafta e saj; si dhe një lulëzim energjetik i parashikuar në Shtetet e Bashkuara, andaj krijimi i lidhjeve më të fuqishme energjetike me Pekinin, është më se i nevojshëm për Moskën, thonë ekspertët.
Kina ndërkaq, për disa dekada pritet të mbetet e etur për energji.
Marrëveshja e naftës parasheh edhe një parallogaritje prej 60-70 bilion dollarësh nga Pekini, mjete këto të cilat do t’i japin shtytjen e nevojshme “Rosneftit” që është në borxhe. Gjiganti rus kishte marrë 6 bilion dollarë avans nga Kina në vitin 2005, për të blerë degën kryesore të Yukos, kompanisë që dikur zotëronte Mikhail Khodorkovsky.
Kina ka interes që t’i bëjë lajka Rusisë, dhe ato dalëngadalë po zgjaten përtej bashkëpunimit në energji dhe tregti.
Kina ka ndërmarrë manovrat e saj më të mëdha ndonjëherë ushtarake me një shtet tjetër, gjatë ushtrimeve mes flotave detaje kineze e ruse në Detin e Japonisë.
Shumë e shohin këtë shfaqje muskujsh si një shenjë për Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ripozicionuar asetet ushtarake kah lindja dhe kanë bërë uvertura të reja për aleatët nga Paqësori.
Zhao Huasheng, që drejton Qendrën për Rusi dhe Studime në Azinë Qendrore, në Universitetin Fudan të Shangait, thotë se këto manovra “nuk kishin qëllim një kërcënim specifik”, por megjithatë vlerëson se ato ishin të rëndësishme për raportet bilaterale mes dy vendeve.
"Besimi ndërmjet të Kinës dhe Rusisë po thellohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Mendoj se ushtrimet e fundit janë vazhdim i bashkëpunimit ushtarak. Ky bashkëpunim është një prej fushave më me rëndësi të bashkëpunimit mes dy vendeve”, thotë ai.
Përderisa shumica e analistëve thonë se interesat kineze dhe ruse në perëndim, do ta mundin, apo bëjnë të pamundur, krijimin e një boshti anti-perëndimor, që të dyja si Rusia dhe Kina po ndihen komod me këtë sugjerim.
Dy shtetet kanë pasur një politikë uniforme në Kombet e Bashkuara në vitet e fundit, duke promovuar një qasje të mos-ndërhyrjes në bllokimin apo dobësimin e luftës në Siri, Iranin dhe Korenë e Veriut.
Së fundi gazeta “The New York Times” në një editorial të saj shkroi se sipas procesverbaleve të OKB-së, paraqitja e Rusisë dhe Kinës rreth unitetit ushtarak, dhe koordinimi i tyre për udhëtimin e informatorit Edward Snowden, që të gjitha këto bashkë sugjerojnë se ato kanë bërë komplot për të “ngulur Uashingtonin në një kunj”.
Të dy shtetet kanë shprehur skepticizëm edhe për praninë e raketave parandaluese në Alaska dhe bashkërisht kanë nxjerr idenë e krijimit të një institucioni ndërkombëtar, për t’iu bërë rival Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që ka krijuar perëndimi.
Ja se si shprehet Maslov:
"Kjo është një ekspeditë e Rusisë për të krijuar një auto-identitet, një pozitë të re në botë. Mendoj se Rusia tani e sheh Kinën si partner strategjik. Asnjëra palë nuk flet për çfarëdo lloji të aleance kundër ShBA-ve, por mund të shohim shumë hapa që ndërmerren nga të dyja palët e që lexohen, si anti-perëndimore, ose thënë më qartë masa anti-amerikane”, vlerëson ai.
Nga ana kineze, Zhao thotë se beson që “Rusia dhe Kina duke përforcuar opinionet e njëra-tjetrës në arenën ndërkombëtare, mund t’i sjellin shumë dobi Kinës”.
Se sa thellë mund të zërë rrënjë kjo aleancë, mbetet të shihet.
Skeptikët thonë se marrëveshjes për energji dhe armatim mund të dështojnë edhe para se të nisin së zbatuari.
Moska ka frikë nga presioni demografik kinez në Lindjen e Largët ruse.
Pavarësisht shfaqjes ekstravagante të muskujve gjatë korrikut, Moska mbetet syhapur nga fuqia kineze.
Rusia nuk ka përkrahur pretendimin kinez për territorin e Detit Jugor Kinez.
Kina në anën tjetër, nuk ka njohur Abkhazinë që u shkëput nga Gjeorgjia, dhe as Osetinë e Jugut.(f.aliu)