Ndërlidhjet

Kthimi në vendlindje i heroinës paralimpike Elizabeth Stone


Kthimi në vendlindje i Elizabeth Stone
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:04:54 0:00

Kthimi në vendlindje i Elizabeth Stone

Autorë: Richard Solash dhe Marina Vashakmadze

Dikhashkho, Gjeorgji – U deshën gati dy dekada, plus edhe disa kthesa fati, mirëpo pas një ribashkimi emocional në malet e Gjeorgjisë, jetët e dy familjeve plotësojnë njëra-tjetrën.

Për Elizabeth Stone, një atlete të dekoruar paralimpike amerikane, e cila ishte birësuar si fëmijë, kthimi në fshatin e përgjumur Dikhashkho nënkuptonte rikthimin e një identiteti, të cilin ajo nuk e dinte se e ka.

Për familjen Khurtsidze, e cila gjithmonë pyetej për fatin e një vajze të hendikepuar që kishin braktisur pas lindjes, turpi dhe keqardhja, u zëvendësuan me lot gëzimi.

Kështu e përshkruan atë moment Stone:

"Në fakt, unë u njoftova me vëllanë dhe motrën, Lasha dhe Teona, pak metra larg fshatit. Ata na drejtuan nga të shkojnë. Madje, më lusnin që të hyja në makinë me ta. Unë nuk e flas të njëjtën gjuhë si ta, por Teona më shtrëngoi dorën përgjatë gjithë rrugës. Pastaj u nisëm për te hyrja e shtëpisë, ku edhe pashë nënën që më ka lindur, Liana, që rrinte ulur aty. Pas pak nisi të qante”.

Historia prapa bashkimit të pamundshëm familjar, nisi verën e kaluar, kur Stone u kthye në një vend që po ashtu e quan shtëpi - pishinën paralimpike.

E lindur në vitin 1990, me një kufizim të rrallë të rritjes, që i la këmbën e djathtë më të vogël krahasuar me të majtën, talenti i Stone shkëlqeu mbi kufizimin e saj. E ëma që e adoptoi, një psikoterapeute nga shteti Michiganit në Shtetet e Bashkuara, ishte e vendosur që t’i ndihmojë ta kultivoj këtë talent.

Ajo e njoftoi fëmijën e saj me ujin, pak pasi arriti nga Gjeorgjia në moshën katër vjeçe. Në vitin 1998, Stone fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat paralimpike në Pekin. Vitin e kaluar në Londër, fitoi edhe dy medalje të bronzta në disiplinën 100 metra flutur dhe shpinë.

Suksesi i saj fitoi vëmendjen e reporterëve të Radios Evropa e Lirë, të cilët shkruan një profil për heroinën.

Ideja e gjetjes së familjes së saj biologjike dhe të mësuarit e historisë së saj të lindjes, siç thoshte ajo atëbotë, ishte një ëndërr e parealizueshme.

Por, nuk kaloi shumë kohë derisa zyra në Tbilisi e RFE/RL’s pranoi një thirrje nga një burrë, i cili pretendonte se është i afërm i familjes. Kjo pastaj çoi në një vizitë në terren të korrespondentit tonë në Dikhashkho, një fshat malor, i varfër me rreth 1,000 banorë në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë.

Atje, korrespondenti ynë gjeti Liana Khutsidze, një 73-vjeçare me rrudha në fytyrë dhe sy të trishtuar, e cila dridhej kur i përmendej emri “Ketevan” – vajza që sot njihet si Elizabeth Stone.

Një vit më vonë, fytyra e saj vetëm shkëlqen nga gëzimi. Dikush i kishte thënë më parë Lianës se vajza e saj, për fatin e së cilës nuk dinte gjë, sipas të gjitha gjasave kishte vdekur.

"Unë e pashë Ketino. E falënderoj të ëmën e saj që e adoptoi dhe që më tregoi vajzën time”, thotë ajo.

Ribashkimi familjar, të cilin e ndoqën shumë veta në fshatin e vogël, u përcoll me supra, një banket tradicional gjeorgjian. Stone dhe e ëma e saj që e adoptoi, Linda, ia sollën Khurtsidzes një album me fotografi të Elizabeth ndër vite.

Linda i tha Radios Evropa e Lirë se ardhja në Gjeorgji ishte, po ashtu, kulmi i një prej qëllimeve të saj si prind - që të tregojë krenari në të dy shtetet e bijës së saj.

"Elizabeth, që prej se e kam birësuar, e ka ditur gjithnjë se vjen nga Gjeorgjia. Ishte shumë e rëndësishme për mua që t’i mbjell në krenarinë e saj këtë trashëgimi. Kur notonte në gara ndërkombëtare, unë gjithnjë mbaja dy flamuj - njërin të Amerikës dhe tjetrin të Gjeorgjisë - dhe gjithmonë valoja të dykur ajo bënte gara”, tregon e ëma adoptuese Linda.

Elizabeth, e cila thotë se është e tronditur, por në kuptim të mirë të fjalës, nga kjo përvojë, kishte gjithmonë dëshirë që të vizitonte familjen e saj biologjike, për hir të tyre, por edhe të vetin.

"Kjo është, në fakt, njëra prej arsyeve përse doja të vija këtu – sepse doja që thjesht t’ju them se unë nuk ua kam mëri përse më braktisën. Doja që ata të gjejnë paqen në zemrat e tyre, duke e dikur se gjithçka është në rregull”, rrëfen ajo.

Familjet tani u zotuan se do të mbajnë kontakte. Mësimi i gjuhëve të njëri - tjetrit, mund të jetë njëra prej gjërave të para që duan të bëjnë. Elizabeth dhe Linda kanë nisur që tani të planifikojnë kursime, për t’u kthyer një apo dy herë në vit, në vendin, ku ata tani pothuajse mund ta quajnë si vendlindje.(f.aliu)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG